Bota

Bastiset shtëpia e ish-shefit të AKI-së në Kosovë, i marrin dokumente

Sot, në Kosovë, pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar së Kosovës, kanë kryer kontrolle në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit Blerim Shala dhe ish-drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

D.XH
Bastiset shtëpia e ish-shefit të AKI-së në Kosovë, i
Bashkim Smakaj

PRISHTINË - Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kanë përfunduar bastisjen në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Në banesën e Smakaj mësohet se janë sekuestruar prova të ndryshme, përfshirë dokumente dhe telefona.

Aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Rasti është i lidhur me hetimet ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesve të UÇK-së.

Bastiset shtëpia e ish-shefit të AKI-së në Kosovë, i
Bastisja e shtepise se Bashkim Smakaj

Avokati i Smakajt, Artan Qerkini, në një prononcim për KosovaPress, tha se Prokuroria Speciale nuk mund të lëshojë urdhër për bastisje, në mënyrë kaq të lehtë.

“Edhe kjo bastisje është në vazhdën e bastisjeve të urdhëruara nga Gjykata Speciale, një hetim që ata janë duke e zhvilluar prej kohësh, në lidhje me pengimin e drejtësisë. Mirëpo, Gjykata me lehtësi shumë të madhe po lëshon këto urdhra për bastisje, sepse dihet se me këto urdhra cenohen të drejtat kushtetuese të personit, cenohet paprekshmëria e banesës, privatësia e me radhë.

Sidomos nëse merret parasysh funksioni që ka pasur, besoj se gjyqtari i procedurës paraprake, duhet të ishte shumë i kujdesshëm, kur urdhëron masa të kësaj natyre. Jemi dëshmitarë të urdhërimit të këtyre masave në vazhdimësi, por nuk ka asnjë rezultat të prekshëm dhe kjo imponon nevojën që Gjykata të jetë shumë e kujdesshme, kur lëshon masa që cenojnë të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Qerkini.

Sot në Kosovë, janë kryer bastisje në banesën e ish-këshilltarit të presidentit Thaçi, Blerim Shala dhe në shtëpinë e ish-drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB