
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi me Hamasin. Lideri izraelit u shpreh se është “koha për luftë” duke hedhur poshtë çdo thirrje ndërkombëtare për armëpushim.
“Ashtu si SHBA-të nuk do të bien dakord për një armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbor ose pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit. Thirrjet për një armëpushim janë thirrje për Izraelin që t’i dorëzohet Hamasit, t’i dorëzohet terrorizmit. Bibla thotë se ‘ka një kohë për paqe dhe një kohë për luftë, kjo është një kohë për një luftë. Një luftë për të ardhmen tonë të përbashkët. Sot ne vendosim një vijë midis forcave të qytetërimit dhe forcave të barbarisë,” tha ai.
Ndërkohë që nga fillimi i luftës më 7 tetor mbi 8000 palestinezë janë vrarë, mes të cilëve më shumë se gjysma fëmijë. Ndërsa situata mbetet e rëndë pas ndërprerjes së energjisë elektrike dhe ujit./Zëri.ai