TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije sa i përket mbledhjes së Kryesisë të Partisë Demokratike një ditë më pare ku pjesë e saj më ndryshimet statutore u bënë dhe deputetë që mbështesin Gazment Bardhin, ndërsa ky i fundit mori dhe detyrën e nënkryetarit të partisë. Mësohet se kritik për ndryshimet statutore në PD, kanë qenë deputeti Oerd Bylykbashi dhe Sekretari për Çështjet Ligjore Ivi Kaso.
Oerd Bylykbashi, i cili ka qenë dhe nismëtar i ndryshimeve statutore të 11 dhjetorit, që i hapën rrugën Sali Berishës për tu rikthyer në krye të PD, ka kërkuar që deputetët që mbështesin Bardhin dhe ai vetë të kalojnë në Kryesi përmes votës. Si mënyrë për këtë ai ka propozuar që deputetët që mbështesin Bardhin të votojnë për anëtarët e Kryesisë, për të mos shmangur votën.
Po ashtu pjesë e Kryesisë janë dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare. Krah Bylykbashit ka qenë dhe Arben Ristani. Ndërsa parimisht asnjë nga anëtarët nuk kanë qenë kundër bashkimit, por kundër mënyrës së ndjekur.
Por propozimet e Bylykbashit janë kundërshtuar nga Flamur Noka dhe Edi Paloka. “Gjakrat” me sa duket i ka qetësuar Gent Strazimiri. Ky i fundit mësohet se është shprehur se në kuadër të bashkimit ndryshimi në statut të aplikohet vetëm për këtë situatë specifike duke u bërë dispozitë tranzitore./ZËRI


