Debatet në Këshill! Bushati-Palokës: S’jemi dele, pse s'më ktheve përgjigje për rendin?

TIRANË- Zbardhen debate nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku edhe u votuan ndryshimet statutore. Por jo pa kundërshtime. E pakënaqur ka qenë Endira Bushati, e cila u ankua se rendin e ditës së ka zbuluar nga mediat dhe se nuk ka asnjë dijeni se për kë do të votonte. Përgjigjien ia ka kthyer kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, i cili e sqaroi se ndryshimet që do të votoheshin sot ishin të propozuara nga kryedemokrati Sali Berisha.
PJESË NGA DEBATET:
Edi Paloka: Këshilli ka të drejtën të marrë vendime për ndryshime statutore. Është domosdoshmëri për bashkimin e PD. Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia por edhe te qytetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme por në fund arritëm në dakordësi. Çështja e dytë për të cilën do flasim është hapja e procesit për zgjedhjet në degë.
Endira Bushati: E mësova nga mediat, rendin e ditës. Ju Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim të Kryesisë, bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 statut theksohet: Gjykata e partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata.
Adriana Kalaja: Me vendim të Kryesisë bëhen ndryshime statutore.
Flamur Noka: Kryesia e PD me propozim te Kryetarit sjell në kuadrin e bashkimit të shumëpritur, që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit (më të hapur dhe më të bashkuar). Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ja kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore./ZËRI
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit/ Noka: Historke! Ditë e zezë për Edi Ramën

TIRANË- Deputeti i PD-së Flamur Noka, pas përfundimit të Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, deklaroi se mbledhja e Këshillit Kombëtar i shërbeu bashkimit të opozitës. Noka deklaroi se misioni historik i demokratëve është që të kthejnë votën e lirë, e cila, sipas tij, është dhunuar në 10 vitet e qeverisjes së Edi Ramës.
Flamur Noka: Sot për PD-në është një ditë e veçantë, është një ditë historike për demokratët në të gjithë Shqipërinë. Sot është një ditë e zezë për Edi Ramën dhe regjimin e tij. Skenari i tij për të mbajtur të përçarë këtë parti dhe për të mbajtur demokratët në luftë me njëri tjetrin, sot mori fund. Sot Këshilli Kombëtar i PD-së, në lartësinë e detyrës që i kanë ngarkuar demokratët, në lartësinë e detyrës që ka një institucion politik kryesor i një force politike, arriti të përkthejë më së miri, kërkesën e demokratëve dhe të përkthejë më së miri, një nga mesazhet kryesore të protestës së 20 shkurtit.
Bashkimi është gjithçka për demokratët dhe pas këtij vendimi për të bashkuar dhe unifikuar demokratët nga qendra në bazë ne jemi në një etapë të re. Tashmë të gjithë të bashkuar do të vërshojmë cep më cep të Shqipërisë, për të justifikuar këtë besim te demokratëve dhe për ti shkurtuar regjimit më kriminal dhe korruptim, ditët. Pas këtij bashkimi të opozitës kemi një mision historik përpara, të rikthehet vota e lirë. Prej 10 vitesh shqiptarët nuk votojnë të lirë, prej 10 vitesh regjimi kriminal dhe korruptiv i Edi Ramës, blen dhe vjedh votën. Ky është një mision historik i yni dhe që të rikthehet vota e lirë, do të duhet se sbën një qeveri teknike. Kjo do të jetë motoja e betejës dhe aksionit tonë. Shqipëria duhet të çlirohet nga kjo zgjedhë barbare dhe Shqipërisë duhet ti rikthehet edhe vota dhe liria.
Përfundon mbledhja/ Bardhi dhe Gjekmarkaj emërohen nënkryetarë të PD-së

TIRANË-Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD ka përfunduar me miratimin e ndryshimeve statutore që do të sjellin rrjedhimisht edhe emërimet e Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë.
Tashmë pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar për t’i dhënë vulën përfundimtare ndryshimeve. Konkretisht në nenin 47 të statutit, shtohet një pikë sipas të cilës kryesia e grupit parlamentar të bëhet pjesë e kryesisë së PD-së.
Flamur Noka ka deklaruar gjatë mbledhjes se Kryesia e PD me propozim të kryetarit ka sjellë në kuadrin e bashkimit të shumëpritur që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të 11 dhjetorit.
“Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, kryetari i partisë dhe kryesia propozuan ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ia kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore.Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e pare; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51 ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD”, u shpreh Noka.
Anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit sipas ndryshimeve të reja statutore që u miratuan janë:
Gazment Bardhi – Kryetar i Grupit Parlamentar
Ervin Salianji – Nënkryetar i Grupit Parlamentar
Agron Gjekmarkaj – Nënkryetar i Kuvendit
Zheni Gjergji – (Kryetare, Komisioni i Shëndetësisë)
Dhurata Çupi – (Zëvendës kryetare, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë)
Helidon Bushati – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin)
Tomorr Alizoti – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Politikën e Jashtme)
Ferdidant Xhaferri – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Sigurinë Kombëtare)
/ZËRI
Bashkimi Berisha-Bardhi/ Murrizi: Pazaret po katapultojnë njerëz pa votim në 'kupolë'

TIRANË- Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha do të zyrtarizojë këtë të martë bashkimin me Gazment Bardhin dhe grupin e deputetëve që e mbështesin, të cilët do të bëhen pjesë e Kryesisë së partisë dhe do marrin dy vendet e nënkryetarëve të PD. Por ky bashkim do të vijë përmes ndryshimeve sdtatutore që do të miratojë Kryesia dhe asnjë nga emrat e rinj që i bashkohen rishtazi Rithemelimit nuk do të votohen me votim të fshehtë në Këshillin Kombëtar. Kjo nuk është pritur mirë nga një prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Bëhet fjalë për Myslim Murrizin. Ky i fundit në një shkrim të gjatë shprehet se në emër të hapjes së partisë, nuk duhet të “shqyhet” kjo e fundit ndërsa ka bërë thirrje për reflektim.
Deklarata e Murrzit:
Per arsye personale nuk do jem sot ne mbledhjen e Keshillit Kombetar, por siç thone “elita” drejtuese apo kupola qe ka mare ne dore frenat e Rithemelimit, une nuk rri dot pa folur apo pa i bezdisur ne rehatine e tyre, ndaj po ju drejtohem publikisht edhe pse e di qe nuk ju vjen mire Qe Foltorja te mos kthehet ne Faltore, Rithemelimi ne Rikthim mbrapa, konservatorizmi, ne konserve te prishur, vota ne emerim dhe Partia ne grupim njerezish qe ja fusin njeri- tjetrit, po ju drejtohem publikisht kujdo qe do dhe di te lexojë pa hile dhe pa mllef, duke ju sjelle ne kujtese kete vendim turpi ne historine 34 vjeçare te PD. I nderuar doktor Berisha. Te nderuar antare te keshillit kombetar. Te nderuar demokratë kudo qe jeni, por ne veçanti ju delegat te Kuvendit Kombetar te 11 dhjetorit 2021 dhe te 30 prillit 2022.
Po ju drejtohem publikisht me disa pyetje qe kane ne thelb sjelljen me dy standarte jasht statutore per nje grup te ngushte njerezish qe per hater te pazareve te pista katapultohen jashte çdo norme morale te artikuluar ne çdo takim qysh nga data 9 shtator 2021 kur te gjithe keta ne bllok perjashtuan Berishen dhe deputetet qe mbeshteten Berishen ne fillimet e Foltores. Po ju drejtohem ju Doktor se eshte e kote te pyes Flamurin, Edin, Oertin, Luçianon, Albanen apo cilindo nga 25 antaret e kryesis apo 12 sekretaret e zgjedhur me votim nga keshilli kombetar, pasi e di mire qe pothuajse te gjithe do ngrene supet dhe do drejtojne gishtin nga ballkoni juaj. Hapja e partise eshte domosdoshmeri por shqyerja e saj nen emrin hapje eshte fatale.
Jam dakort qe Foltorja te jete Faltore per cilindo qe kerkon te kontriboj si opozitare por pa shkelur asnje rresht te statutit dhe pa e bere statutin qesharak apo leter pa vlere sa here qe na duhet per te perkedhelur dike. Jam dakort qe Rithemelimi te quhet edhe Rikthimi por jo te kthehet permbys çdo gje e bere per hater te kenaqies se 10 personave sepse Partia eshte shume me e madhe se kaq dhe anëtaresia eshte shumë me shume e vlefshme se cilido prej nesh. Jam dakort qe mund te ndryshojme programin dhe boshtin ideologjik te partise dhe nga konservatore qe u tha mund te qendrojme ne qender e djathte, por jo nga konservatore ta kthejme ne parti konservash.
Jam dakort qe fraksionet te kene perfaqesuesit e tyre ne çdo organ drejtues por jo fraksioneve tu lihet shumica dhe shumica te dale fraksion. Te gjitha sa thashe me lart duhen zgjidhur brenda nje morali te pranuar se ndryshe morali qe japim per veten dhe per çdo opozitare eshte amoraliteti i theksuar dhe frike apo zbythje nga frika apo nga interesi nga çdo parim qe eshte artikuluar prej 9 shtatorit 2021 ose tregojme mungese karakteri ne çdo gje qe themi duke bere zero besimin per tu qendruar parimeve, moralit, karakterit, dinjitetit dhe se fundi statutit.
Me bindjen e plote qe nga ky shkrim do merziten te “falurit”, te “rikthyerit” dhe me shume se sa keta vete do merziten servilet e peshtire, mjeranet, vemjet dhe “sklleverit” qe nuk mendojne kurre por duartrokasin çdo gje qe thote lideri, qe te duan kur te do lideri, te urrejne e te shajne kur nuk te do lideri, as ma ndjen fare siç nuk ma ka ndjere ne keto 34 vite, sepse kurre nuk bej “pazar” me lirinë time per hater te çdo karrikje te qelbur kudo qe ajo mund te jete, kur karrikes i vjen era qelbesire.
I nderuar doktor Berisha! E para, duhet mbledhur nje kuvend kombetar i jashtezakonshem qe te anulloj disa vendime te kuvendit kombetar te dates 11 dhjetor 2021, sepse te gjithe keta jane te perjashtuar. E dyta, ne kete kuvend le te rizgjidhet nje keshille i ri kombetar sepse mbi 30 % e te zgjedhurve ne 30 prill 2022 nuk jane as fizikisht e as politikisht aktiv e funksional. Sipas statutit te gjithe deputetet jane automatikisht antare te keshillit kombetar por pasi te anullohet perjashtimi i tyre. Keshilli i ri kombetare pastaj te zgjedh kryesine e re dhe sekretariatet, e ne kete gare le te kanidoj kush te doje, por kushdo qe kerkon dhe aspiron per poste, duhet te vij vetem nepermjet votes se ndryshe tallemi me veten dhe me çdo demokrat e çdo opozitare kudo qe eshte.
Sa per numrin e nenkryetareve, antareve te kryesisë, sekretariateve nuk ka asnje rendesi nese do jene 4-6-10 apo 25, por sejcili duhet te zgjidhet me vote Po shkelem statutin ose po e ndryshuam ate per çdo te zemeruar atehere do te zemerohen te gjithe ata qe ndjehen te poshteruar, te perdorur, te tradhetuar apo te prere ne bese nga ajo çfare ka sherbyer si kauz ne kete periudhe qysh me 9 shtator 2021. Sinqeriteti im nuk ju ben dem askujt dhe fatkeqesisht koha ka treguar qe kam patur te drejte ne çdo reagim, qendrim apo mendim timin te shprehur si brenda strukturave ashtu edhe publikisht, edhe pse larot politik sezonal me kane etiketuar me ligesine e gjuhes se tyre lepirese qe nuk njeh kufij se çfare lepine dhe sa lepijne.
Pse Flamuri, Edi, Oerti, Luçiano dhe 20 antaret e tjere te kryesise pranuan garen dhe voten e keshillit kombetar ndersa Gazi, Agroni apo Jorida e te tjere duhet te “gradohen” pa vote???? Kush eshte ndryshimi mes tyre dhe çfare kane me shume apo me te rendesishme grupi i dyte nga te paret????? Nese kjo behet ateher kush eshte morali qe percjellin per te tjeret? Apo kush shane me shume, kush mashtron me shume, kush rreh apo ju hedh gaz lotsjelles demokrateve dhe kush e dredh me shume per interesa te menderes se tij, respektohet, vleresohet, gradohet dhe promovohet pa gare????
Edhe pse dyshoj shume ne kete “afrim” te tille qe nuk ka sinqeritet, ne kete bashkim mekanik dhe fallco qe pas kesaj levizje ka qellime te tjera, perseri me sforco do ta pranoja nese çdo gje vjen nga gara dhe nga vota, ndryshe behemi me keq se çishim dhe me keq se rilindja Qofsha i gabuar por qershori eshte afer dhe “endrra” e kujdo tinzari do dali ne shesh megjithese per kategorine e tyre qe lepijne pa problem çfare kane peshtyre asgje nuk eshte tabu
Une jam rikthyer ne keshill kombetar me votat e delegateve te kuvendit kombetare te 30 prillit 2022, pasi ky kuvend miratoi rezoluten qe njihte si gabim fatal djegien e mandateve dhe faljen e 60 bashkive Rames, por kurre nuk do pranoja pa votim te delegateve dhe pa u kerkuar ndjese per lajthitjen kolektive te shkurtit 2019. Jam rikthyer per te kontribuar ne opozite per nje force politike te qendres se djathte, qe ka ne themel te saj votën ne çdo gare dhe qe nuk ben pazar me moralin e asaj çfare eshte thene publikisht e eshte sanksionuar ne statut.
I nderuar doktorr Berisha! Uroj e shpresoj qe te harxhosh 10 minuta kohe qe ta lexosh pa dyshime “ armiqesore” jashte çdo ngarkese negative dhe jo si sms e nje thashethemexhiu qe kerkon te bjeri ne sy si nje njeri qe ju do te miren, por si fjale zemre te nje njeriu qe ka kontribut ne kete force politike qysh nga data 8 dhjetor e qe ne 34 vite pluralizem ka qene ne pushtet vetem 5 vjet 1992-1997, e prej 27 vitesh opozitare me deshire e koshience te plote ne mbrojte te bindjeve te tija si nje QYETARE I LIRE qe nuk ka ndermen te ndryshoj KURRE per askend dhe per asgje dhe qe mban qendrim te pa lekundur me parimet morale te karakterit, dinjitetit dhe shpirtit te lire. Te nderuar anëtare te keshillit kombetare.
Heshtja vret me shume se fjala, hipokrizia dhe konformizmi hipokrit, demton me shume se çdo e vertete sado e hidhur qe te jete. Prandaj mos heshtni dhe mos ngrini duart lart e te duartrokisni per çdo shkaterrim te asaj qe eshte arritur fale qendreses dhe sakrifices tuaj dhe te çdo DEMOKRATI ne keto 11 vite te peshtira dhe veshtira te opozites se pazareve te pista per interesa te ngushta te individeve skuthe qe nuk kane kufij morali dhe shtylle kurrizore. Ju bej thirrje atyre antareve te keshillit kombetare qe e dine mire se çfare do te thote te shkelesh voten e te jesh me dy standarte.
Kjo leter e gjate publike nuk eshte per ata qe i servilosen Berishes e qe neper tavolina i thone njeri- tjetrit se sa te bashkohen se pastaj do jua fusi Doktori ketyre, e as per ata qe shohin Gazin si perendi dhe shpetimtare e qe i thone njeri- tjetrit qe Gazi eshte shume i zoti dhe sa te fusi kembet por shifni kur t’ja fusi Berishes sa t’i heqin mandatin Berishes. Une nuk shkruaj dhe nuk flas kurre per ata qe ne mendje kane te futmen dhe si zgjuarsi quajne pabesine, sepse e di shume mire qe nese rrezatojme kete moral dhe shfaqemi para Shqiptareve sikur bejme politike te madhe duke ja futur njeri- tjetrit ne kohe te ndryshme, rrini pa merak se do na e fusin shqiptaret sa krahu ne 2025 perseri dhe une nuk jam “trim” e “guximtare” qe te perkedhelem apo ta mare si “respekt” te futmen
Do te kerkoja shume miqesisht qe sejcili opozitare, demokrat antare apo i zgjedhur ne forumet drejtuese ta lexoj me syte dhe mendjen e tij, jo si vasal apo skllav i mendimeve te te tjereve dhe do me jepni te drejte shume shpej, sepse sot e di qe do me shani siç keni bere disa here, por une ju kam mirekuptuar ngaqe nuk kam ndermend te ndryshoj kurre. Vetem kur shoh keto pamje ndjej keqardhje se ku e kane katandisur opoziten servilet qe per karriken e tyre te dhjere jane gati te bejne çdo maskarallik./ZËRI
'Bashkimi' Berisha-Bardhi/ Këshilli Kombëtar ‘vulos’ sot ndyshimet, 'mister' Tabaku

TIRANË- Gazment Bardhi do të zyrtarizojë këtë të martë bashkimin me Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, pasi ky i fundit nga arresti i shtëpisë i hapi rrugën ndryshimeve statutore që e dërgojnë Bardhin dhe mbështetësit e tij në kupolën drejtuese të partisë pa iu nënshtruar votimit të drejtëpërdrejtë në Këshillin Kombëtar. Kështu ndryshime pritet që të ketë në dy nene të statutit, atë 47 dhe 51, ku përcaktohet përbërja e Kryesisë dhe postet e nënkryetarëve.
Gazment Bardhi nga kjo e martë pritet të jetë nënkryetar i PD-së, së bashku me Agron Gjekmarkajn, i cili kalon automatikisht për shkak të postit që mban, atë të nënkryetarit të Kuvendit. Në nenin 47 të statutit të PD, theksohet në Kryesinë e partisë janë kryetari, dy nënkryetarët dhe kreu i Këshillit Kombëtar dhe 20 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë, kështu, tashmë në këtë nen pritet që të shtohen dhe dy nënkryetarët e rinj, duke e çuar numrin në 4. Ndërkohë do të shtohen emrat e nënkryetarit të grupit të PD-së dhe nënkryetarëve të komisioneve parlamentare.
Kështu në Kryesinë e PD, përpos Gjekmarkajt e Bardhit, pritet të kalojnë emra si Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Tomorr Alizoti dhe Ferdinand Xhaferraj.
“Mister”, mbetet emri i Jorida Tabakut. Nuk dihet nëse kjo e fundit doi të pranojë të katapultohet në Kryesinë e PD. Për shkak të postit që mban si kryetare e Komisonit të Integrimit Europian, Tabaku kalon automatikisht në Kryesi me ndryshimet e reja. Deputetja ka mbajtur një profil të ulët sa i përket përplasjeve në PD dhe pse së fundmi ka dhënë sinjale bashkimi me grupin e Berishës dhe Bardhit.
Emrat e rinj që priten ti shtohen Kryesisë nuk do të kalojnë me votim të fshehtë siç e parashikon statuti. Në mbledhjen që pritet që të fillojë në orën 16:30, anëtarët e Këshillit Kombëtar do të votojnë vetëm ndryshimet në statut dhe jo emrat e përveçëm. Ndërkohë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, do të mblidhet Kryesia, e cila dhe do të zyrtarizojë ndryshimet…por njëkohëshit dhe bashikimin final të Gazment Bardhit me Sali Berishën./ZËRI