Politikë

'Porosisje vrasje me Arben Ndokën/ Nxehet Bardhi, i shkon përballë Ramës: Më jep fjalën!

Gazment Bardhi kërkoi që të merrte edhe njëherë fjalën në Foltoren e Kuvendit. Kjo pasi në sallë u rikthye edhe njëherë për votim, kryeministri Edi Rama.

k.m.
'Porosisje vrasje me Arben Ndokën/ Nxehet Bardhi, i shkon
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Para votimit të projekt-rezolutës "anti-korrupsion", kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi që të merrte edhe njëherë fjalën në Foltoren e Kuvendit. Kjo pasi në sallë u rikthye edhe njëherë për votim, kryeministri Edi Rama. Por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk ia dha fjalën, ndaj Bardhi i shkoi përballë kreut të qeverisë, duke i folur pa mikrofon. 

BISEDA MES TYRE:

Bardhi: Më jep fjalën për procedurë zonjë. Ti do të luftosh korrupsionin dhe krimin? Ti je mafioz. Je pronari i Arben Ndokës. Na e solle këtu dhe bashkë me të u shpallët si dashnorë të drejtësisë, ndërkohë porositnit vrasje.

Lindita Nikolla: Që në fillim kam thënë që nuk ka fjalë për procedurë, tani kjemi futur në votim. Të lutem zoti Bardhi se nuk marr urdhëra as nga ty as nga askush.

Megjithatë, edhe pse Garda e Republikës u angazhua, protesta e Bardhit nuk zgjati shumë dhe demokrati u ul sërish në vendin e tij, por sërish nuk votoi. Të vetmet vota kundër të opozitës u dhanë nga Agron Shehaj dhe Dashnor Sula./ZËRI

Poll

MOS HUMB