Politikë

Rezoluta/ Gjiknuri: Korrupsioni është ves i natyrës njerëzore, lufta ndaj tij sfidë

Gjiknuri tha se bojkoti që opozita i ka bërë reformave të mëparshme nuk ka sjellë asgjë të mirë. 

f.t
Rezoluta/ Gjiknuri: Korrupsioni është ves i natyrës
Damian Gjiknuri

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në fjalën e tij në seancën e plenare  e cila është mbledhur për të votuar pr.rezolutën anti-korrupsion të mazhorancës, tha se bojkoti që opozita i ka bërë reformave të mëparshme nuk ka sjellë asgjë të mirë. Socialisti u shpreh se korrupsioni është ves i natyrës njerëzore, por thekson se nuk duhet të infektohet e ardhmja e shqiptarëve. 

"Është një mekanizëm gjithëpërfshirës. Bojkoti që opozita i ka bërë reforma të mëparshme nuk i ka sjellë asgjë të mirë, kthehuni pas në kohë me kujtoni bojkotin që nga reforma territoriale. Lufta ndaj korrupsionit është sfidë. Korrupsioni është ves i natyrës njerëzore, por nuk duhet të infektojë të ardhmen e shqiptarëve,"-u shpreh ai.

/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB