Politikë

Bardhi e Noka në Malësi të Madhe/ Kreu i PD-së zyrtare: E kanë për interesat personale

Sipas tij, në emër të bashkimit Gazment Bardhi dhe Flamur Noka në fakt duan të ndajnë demokratët.

E.K
Bardhi e Noka në Malësi të Madhe/ Kreu i PD-së zyrtare: E
Anton Kokaj dhe Gazment Bardhi

SHKODËR- Pas bashkimit në qendër, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka nisën këtë të mërkurë nga Shkodra turin e takimeve me demokratë, ku në fokus është organizimi i partisë dhe protesta kombëtare e 20 shkurtit e thirrur në Tiranë nga Sali Berisha. Por me sa duket jo të gjithë kanë qenë pro turit Bardhi-Noka në këtë qark. Kreu i Partisë Demokratike zyrtare në Malësinë e Madhe, Anton Kokaj, e ka cilësuar bashkimin e Nokës dhe Bardhit, si bashkim për interesa personale. Sipas tij, në emër të bashkimit Gazment Bardhi dhe Flamur Noka në fakt duan të ndajnë demokratët.

POSTIMI I ANTON KOKAJT:

Në anët tona kur martohej djali, duhej me shku për darkë te axhat, hallat, tezet, dajat e kumbara. Kështu u duk dhe vizita e sotme në Malsi të Madhe e ciftit të sapomartuar. Veçse kësaj here, martesa erdhi pas një divorci të vështirë ku nusja e dhëndri nuk lanë gjë pa thënë kundër njëri tjetrit. Aq, sa sot kur bëhej thirrje për të protestuar kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë, gjithkujt i ushtonin në veshë akuzat më të rënda për “babain e Zenit” e për Flamurin e të tjerë që janë sulmuar njësoj si Rama. E që ia kanë kthyer po aq hidhur sulmuesit.

Morali i fabulës: Më shumë se për hallet e shqiptarëve këta e kanë për hallet dhe interesat personale.

Në emrin e bashkimit, sot u përpoqën ti ndajnë demokratet. Partia Demokratike e Malësisë ka treguar me veprime, jo vetëm që nuk ndan, por sakrifikon cdo gjë për të mbajtuar të bashkuar demokratët dhe malësorët.

Asnjë fjalë nuk u tha sot për problemet e vërteta të këtij vendi, për ata djem dhe vajza që kanë lënë këtë vend, asnjë fjalë për mundin dhe djersën e këtyre malësorëve që tallen nga një grup i vogël me pushtet të majtë, pseudodemokrat dhe përfitues të të gjitha fondeve dhe subvencioneve.
Sot qytetarët e këtij vendi kanë humbur ekonominë, por edhe shpresën për të nesërmen. Në Malësi sot janë 12 milion euro nëpër arat e malësorëve të mbuluara me plasmas që ngjajnë si ushqim për blegtorinë.

Boll u tallët me Malësinë, se ky vend është i djathtë që nga 1944. Lërini interesat tuaja personale, se është koha ajo që po i tregon të gjitha dhe po ju nxjerr të palarat. Dhe sa për ta mësuar: Partia Demokratike në Malësinë e Madhe është krijuar më datë 06 Janar.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka shpërndarë në Facebook, foto nga takimi. Bardhi shkruan se 20 Shkurti nuk është protestë vetëm e demokratëve të bashkuar, por reagim i çdo shqiptari që dëshiron të ndërtojë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tij në Shqipëri. Më tej ai bën thirrje për pjesëmarrje në protestë.

POSTIMI I GAZMENT BARDHIT:

20 Shkurti nuk është protestë vetëm e demokratëve të bashkuar, por reagim i çdo shqiptari që dëshiron të ndërtojë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tij në Shqipëri. Me këtë mesazh, i kërkova banorëve të Malësisë së Madhe që të na bashkohen ditën e martë, datë 20 Shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë.

Protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, që po pengon punësimin dhe zhvillimin ekonomik, që ka rrënuar mirëqenien e familjeve shqiptare, dhe që po tenton të kontrollojë çdo pushtet duke ndërtuar një shtet autokrat e të padenjë për familjen europiane.

Që prej rikthimit të grupit "Bardhi" në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, duke shënjuar kështu bashkimin mes dy PD-ve, demokratët kanë nisur një tur. Në të gjithë vendin do të zhvillojnë takime me demokratët, për të paraprirë kështu përgatitjet për protestën që do të zhvillohet më 20 shkurt./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB