Politikë

A është e tepërt?

Një gjest i ngjashëm është bërë edhe për presidentin Bill Clinton, i cili erdhi në Shqipëri vitin e shkuar, por në fund, është një person që ka pasur ndikim në historinë e Shqipërisë.

k.m.
A është e tepërt?
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken vjen për herë të parë në Tiranë për një vizitë të shkurtër, ku pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Me këtë të fundit pritet të dalë edhe në një konferencë për shtyp. Për vizitën e tij janë marrë masa të rrepta sigurie, duke përfshirë thuajse 1000 efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa siç e do tradita, rrugët ku ai do të kalojë janë zbukuruar.

Megjithatë 'qershia mbi tortë' ishte një poster i madh i sekretarit amerikan i shtetit, Blinken në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës me mbishkrimin: Mirësevjen, zoti Blinken!

A është e tepërt?
Antony Blinken

Një shfaqje ndoshta pak e tepërt, edhe për një nga figurat më të rëndësishme diplomatike të një vendi aleat siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjest i ngjashëm është bërë edhe për presidentin Bill Clinton, i cili erdhi në Shqipëri vitin e shkuar, por në fund, është një person që ka pasur ndikim në historinë e Shqipërisë.

A është e tepërt?
Bill Clinton

Mesa duket, edhe me ardhjen e Blinken, duket se organizatorët nuk kanë dashur që ta veçojnë, ndaj edhe kanë mbajtur të njëjtin ritëm angazhimi, edhe pse në kontekstin historik dhe atë të rëndësisë, figurat nuk janë fare të ngjashme.

Vizita e një zyrtari të lartë amerikan është e rrallë, por jo e pandodhur më parë në Shqipëri. Që nga rivendosja e marrëdhënieve mes dy vendeve në vitin 1992, Shqipërinë e kanë vizituar: James Baker, Madeleine Albright, Colin Paëell, Hilary Clinton dhe John Kerry. Deri më tani, i vetmi president në detyrë që ka vizituar Shqipërinë është George ë. Bush në vitin 2007, ndërsa ish-presidenti Bill Clinton vizitoi Tiranën verën e shkuar, në një ceremoni të veçantë, dedikuar kontributit që ai pati në çlirimin e Kosovës nga forcat serbe.

Ndaj edhe duke marrë parasysh rolin dhe kontributin e Clinton, mos ndoshta gjithë kjo që po organizohet për Blinken...është e tepërt?/ZËRI

Poll

MOS HUMB