Politikë

Blinken në Tiranë, zbulohen marrëveshjet do të nënshkruajë nesër

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, sekretari Amerikan i Shtetit do të nënshkruajë edhe disa marrëveshje në Tiranë

k.m.
Blinken në Tiranë, zbulohen marrëveshjet do të
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën. Në kryeqytet, Blinken do të mbërrijë në orën 11.00 të paradites, ndërsa do të qëndrojë deri në 20:00. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, sekretari Amerikan i Shtetit do të nënshkruajë edhe disa marrëveshje në Tiranë, konkretisht për memorandumin mes Shqipërisë dhe SHBA. Përveç saj do të nënshkruhet edhe një marrëveshje e fushën së Edukimin, lidhur me programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”. Po ashtu, lidhur me marrëveshjet, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë edhe një VKM. 

Vendimet e Këshillit të Ministrave ditën e sotme (14 shkurt):

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT     TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS     SË SHQIPËRISË (KËSHILLI I MINISTRAVE) DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR PROGRAMIN E SHKËMBIMIT AKADEMIK “FULBRIGHT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT SHQIPËRI – SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS KUNDËR MANIPULIMIT TË INFORMACIONIT TË SHTETIT TË HUAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Poll

MOS HUMB