Politikë

Del VKM/ Rikonstruktohen kabinetet, shkurtime në disa ministri

Tashmë që Financat janë të ndara nga Ekonomia dhe bashkimi me Ministrinë e Kulturës dhe Inovacionit, ka ndryshime në numrin e punonjësve.

k.m.
Del VKM/ Rikonstruktohen kabinetet, shkurtime në disa ministri
Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka rishikuar numrin e punonjësve të disa ministrive. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme. Tashmë që Financat janë të ndara nga Ekonomia dhe bashkimi me Ministrinë e Kulturës dhe Inovacionit, ka ndryshime në numrin e punonjësve. Ministrisë së Financave do t'i hiqen 113 punonjës, të cilët së bashku me 91 të ministrisë së Kulturës do t'i kalojnë në vartësi ministrit të ri, Blendi Gonxhjas.

VENDIMI ME VKM:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Numri i punonjësve të ministrisë përgjegjëse për financat, miratuar në buxhetin e vitit 2024, reduktohet me 113 (njëqind e trembëdhjetë) punonjës. Numri i punonjësve të aparatit të ministrisë përgjegjëse për kulturën, miratuar në buxhetin e vitit 2024, reduktohet me 91 (nëntëdhjetë e një) punonjës.
Numri i punonjësve rezervë të buxhetit të miratuar për vitin 2024 reduktohet me 71 (shtatëdhjetë e një) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve rezervë në 29 (njëzet e nëntë) veta.
Numri i punonjësve të përmendur në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, alokohet në aparatin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, kulturën dhe inovacionin dhe numri i punonjësve për këtë ministri bëhet 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) veta. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB