
TIRANË- Diskutimet në lidhje me projektligjin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për “Albcontrol” nga shoqëri aksionare në ent publik, jo buxhetor ka sjellë debate në Komisionin e Ligjeve. Deputetja demokrate Dhurata Çupi u shpreh se ky është një ligj abuziv, i cili sipas saj është hartuar për të fshehur paratë e bllokuara nga arbitrazhi. Më pas ka pasur ndërhyrje nga përfaqësuesit e ministrisë dhe mazhorancës në komision, në fund kryetarja e komisionit Klotilda Bushka i ka ndërprerë fjalën Çupit.
Pjesë nga debatet:
Dhurata Çupi: Është në radhën e pr.ligjeve abuzive, të fshehë të vërtetën, iu transferua 60mln euro ku u blloku veprimtaria e Albcontrol. Çdo lek që i kalohet Albcontrolit i merret nga Becchettit dhe ky është vetëm fillimin...
Bujar Mucaj: Çimentohet elementi publik për këtë ent, është forma e organizmit edhe raportimi me ministrin e linjës është shtetëror-publik dhe jo tregtar...
Dhurata Çupi: Sa mln i janë bllokuar nga arbitrazhi albcontrol-it që doni t’i ndryshoni statusin ligjor.
Klotilda Bushka: Zonja Çupi nuk mund të flisni vetëm ju. E ka kërkuar zoti Deliu fjalën./ZËRI