Politikë

Akuzat për klubin 'Partizani'/ Rama 'sqaron' firmën e tij dhe ia 'pason topin' Berishës

Sipas kryeministrit, leja e dhënë prej tij erdhi si rezultat i ndryshimit të destinacionit dhe si rezultat i ndryshimit të ligjit për sportin, Ai shton se nuk ka firmosur për klubin “Partizani” duke ia pasur “topin” kreyedemokratit.

E.K
Akuzat për klubin 'Partizani'/ Rama 'sqaron'
Edi Rama, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar këtë të martë hetimet që po kryen Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me dosjen “Partizani”. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk i ka komentuar vendimet e drejtësisë as kur kjo e fundit ka “goditur” në anën e tij dhe këtë do të bëjë dhe këtë herë.

Por, nuk la pa iu përgjigjur akuzave të bëra nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, për lejen që sipas tij është dhënë nga Rama, gjatë kohës që drejtonte bashkinë e Tiranës.

Sipas kryeministrit, leja e dhënë prej tij erdhi si rezultat i ndryshimit të destinacionit dhe si rezultat i ndryshimit të ligjit për sportin, Ai shton se nuk ka firmosur për klubin “Partizani” duke ia pasur “topin” kryedemokratit.

Edi Rama: Unë nuk i komentoj vendimet e organeve të reja të drejtësisë. Nuk i kam komentuar për njerëz afër meje dhe s’dua ti komentoj për njerëz që janë shumë larg meje që kur nuk mbahet mend. Njëri thotë kështu (referuar deklaratës së Berishës), unë do them të kundërtën, dakord. Këtu flitet për fakte jo për opinion. Mentori ka opinionin e vetë unë tjetër. Kur flasim për fakt, kjo gërma është X, e kjo y. Njëri thotë x tjetri y. Leja e firmosur nga unë ka një hartë. Leja që erdhi si rezultat i ndryshimit të destinacionit dhe si rezultat i ndryshimit të ligjit për sportin ka një hartë. Nxirrni hartat e ta shohin njerëzit me harta. (Del harta, Rama sqaron hartën). Ja ku është fusha, ja godina ja dhe fushat e tenisit… Leja e dhënë në atë kohë nga KRT është ajo me të kuqe që ka qenë hyrja djathtas te ish klubi Partizani që kanë qenë disa karakatina. S’ka pasur klub. Ajo është leja. Dhe ja ku e ke jeshile. Kurse leja te pjesa tjetër ka ardhur pasi është ndryshuar ligji. Terrenet sportive janë zhdukur dhe pastaj janë bërë ndërtime. Nuk kam çfarë komentoj më këtu.

Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtu edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi. Por si Berisha, edhe Malltezi, të dy në mbrojtjen e tyre janë shprehur se procedurat kanë nisur që në kohën e qeverisë së drejtuar nga Fatos Nano, ndërsa disa leje ndërtimi janë dhënë me firmë të Edi Ramës, që në atë kohë mbante postin e kryebashkiakut të Tiranës. Megjithatë pavarësisht se është përmendur edhe për ndikim tek SPAK, sërish Rama ka zgjedhur heshtjen!/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB