
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar këtë të martë nëse ka folur me homologen italiane Georgia Meloni për ndërtimin e një rrjeti që bën të mundur furnizimin e Puglia-s me ujë nga "Syri i Kaltër" në Sarandë. Sipas tij, kjo është një çështje që ka që prej vitit 1930 që diskutohet por ka një kosto shumë të lartë.
Sipas kreut të qeverisë sapo kryeministrat italianë përballen me koston që mund të ketë një projekt i tillë, stepen dhe tërhiqen për një moment të dytë. Deklaratën Rama e bëri i ftuar në "Report Tv".
Edi Rama: Është një temë që është hapur në vitet 1930. Ideja që Puglia të merrte ujë nga Syri i Kaltër. Atë temë e kanë prekur të gjithë kryeministrat e Italisë dhe ja ku jemi. Ne kemi qenë gati që nga vitit 1930, ka një arsye përse nuk është bërë deri tani, sepse është një projekt gjigand, kur shohin koston thonë po e lëmë për pak më vonë.
Kryebashkiaku i Puglia-s Michele Emiliano është shprehur se për këtë çështje ka folur më herët me kryeministrin Edi Rama dhe se ky i fundit ishte treguar i gatshëm. Por kjo marrëveshje mbetet ende larg realizimit./Zëri.ai