Politikë

Gazetari malazez-Ramës: Jeni si Erdogani, sulmoni median

Një gazetar malazez ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, për faktin se ai sulmon median, duke u shprehur se kreu i qeverisë shqiptare ngjason me Erdogan, Vuçiç apo Gruevskin në këtë drejtim.

D.XH
Gazetari malazez-Ramës: Jeni si Erdogani, sulmoni median
Rama dhe gazetari malazez

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Forumin e Medias për Europën Juglindore, ku pas fjalës së tij dhe pjesëtarëve të tjerë në panel, gazetarë nga vendi dhe rajoni kanë drejtuar pyetje.

Një gazetar nga Mali i Zi i ka vënë në dukje Ramës, faktin se ai sulmon median. Ai tha se Rama nuk ka ndonjë dallim nga Erodgan, Gruevski, Vuçiç, Orban, sa i përket sulmeve ndaj mediave.

Kur Rama tha se ka gazetarë bastardë, reporteri iu kthye se një fjalë e tillë nuk mund të jetë e pranueshme. Gazetari theksoi se për sa kohë që Rama sulmon median, kjo nënkupton se akoma ka gazetarë të mirë.

Para këtij eventi, nga shumë autokratë dhe urryes të lirisë së fjalës dhe medias së lirë, mendova se është njëri që nuk është. Se mendova që është artist. Nuk mendova që zoti Rama është njëri nga ata si Erdogan, Gruveski, Gjukanoviç Mitsotaqis apo Orban e Vuçiç. Nuk e di situatën në Shqipëri me median, por me atë çka tha zoti kryeministër në fillim, mendova se është një tmerr i vërtetë.

Atë që thotë dhe lordi i Malit të Zi, Gjukanoviç, duke i cilësuar gazetarët si bastardë. Kam 25-vite që e dëgjoj dhe madje kur doli Trump mendova se e kam gabim dhe unë jam një bastard që pretendoj dhe dënoj persona si Gjukanoviç. Por kur Trump doli, faleminderit zoti Rama, pasi tani e di që media jonë po luan një rol serioz dhe është e besueshme. Për të kritikuar çdo lloje qeverie kur ata abuzojnë me pushtetin dhe janë të korruptuara.

Ju përmendët anëtarë të familjes suaj. Por në Malin e Zi kemi një rast, ku vëllai i presidentit është më i pasuri në vend pa patur një ditë pune. Apo kur djali juaj është milioner që 25-vjeç. Ose nëse keni një motër avokate dhe ajo milionere. Kjo sepse janë gjeni apo sepse janë motrat dhe vëllezërit tuaj.

Edhe një këshillë apo pyetje. Nëse situata është siç thatë ju. Vuçiç, miku juaj qan dhe shprehet se media e lirë e kritikon. Por nuk është e vërtetë. Sa vite ka që jeni kryeministër? Cila është masa juaj? Vetërregullimi nuk është mjet për të mbrojtur publikun. Janë gjykata, prokuroria.

Në Kroaci nuk ankohet njeri për median. Këtu kemi kryeredaktorin që ka të njëjtin standard si kryeredaktori i "Guardian" që donte të kontrollonte faktet me ju. Nëse sakrifikojmë gjithë jetën tonë nuk mund të thuash që të gjithë ne jemi bastardë. Zotëri me dëgjoni se ju dëgjova ju”, tha gazetari malazez.

Pas fjalës së gazetarit, kryeministri Rama tentoi ta ndërpresë fjalën e tij. Kreu i qeverisë shqiptare replikoi ashpër me gazetarin nga Mali i Zi.

“Ky reagim nuk është fjalë e lirë. Është zë i lirë por jo fjalë e lirë. Si mund të vetërregulloheni duke bërë kështu? Është e pamundur. Nuk ankohem dhe nuk them asgjë për gazetarët. Më ftuat ju mua dhe nuk ju ftova unë. Pashë programin dhe ishte 30 minuta. Nuk thashë që jeni bastardë, thashë që ka disa që bëjnë punën e tyre. Mund të shihni regjistrimet dhe kur ta shihni do ndiheni keq se si e kuptoni gazetarinë. Ka të bëjë me të dëgjuarit, por nëse e kuptoni atë që thashë, thashë gjëra krejt ndryshe”, tha Rama.

Fjala e gazetarit nga Mali i Zi u duartrokit nga shumë të pranishëm në sallë. Kryeministri ndërhyri, duke u shprehur se të pranishmit po duartrokasin, për diçka që nuk ka lidhje me atë që ai ka deklaruar. “Duartrokasin për një gjë që s’ka lidhje me atë që thashë unë”, u shpreh Rama./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB