
TIRANË- Kryebashkiaku i djathtë i Fushë-Arrëzit Hil Curri i dalë nga zgjedhjet vendore të 14 majit nën logon e koalicionit "Bashkë Fitojmë" me sa duket nuk ka të njëjtën qasje si kampi opozitar sa i përket marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët afrikanë. Përkundrazi është i gatshëm ti mirëpresë në bashkinë e tij.
Këtë ia ka kërkuar dhe zyrtarisht kryeministrit Edi Rama përmes një letre të dërguar ku shfaqet i gatshëm që kampi, ose një pjesë e emigrantëve të mirëpriten në Fushë-Arrëz. Në letër, Curri shkruan se për qytetin e tij është krenari të mirëpresë emigrantët dhe se është i gatshëm të ofrojë akomodimin e duhur.
"Une kerkoj me respekt mundesine per tu angazhuar ne nje dialog konstruktiv me autoritetet relevante pèr te diskutuar detajet dhe logjistiken e strehimit te emigranteve ne Fushe-Arrez. Une jam i gatshēm te punoj me vendosmeri per te përmbushur te githa kerkesat e nevojshme dhe per te ofruar njè mjedis te sigurt, mikprites dhe mbeshtetes per këta individe. Ju falënderoj per konsiderimin e propozimit tim dhe pres pergjigen tuaj. Bashkia Fushe-Arrez mbetet e perkushtuar per rolin tone ne mbeshtetjen e atyre ne nevoje dhe pèr te vazhduar traditën e pasur te mikpritjes shqiptare", shkruan Curri.
LETRA:
E kuptoj se Kryeministri i Shqipërisë, ne bashkëpunim me Kryeministren e Italise, eshte pajtuar qe te lejojè emigrantet nga Italia te qëndrojne ne kampe te vendosura ne Shqipèri, veçanèrisht ne disa bashki te zgjedhura. Dua te shpreh gatishmërinë time dhe deshiren per te strehuar disa prej ketyre emigrantève ne territorin tonë. Fushe-Arrëzi eshtê nje komunitet qe mahnit me nje territor te bukur, qe na mundèson te ofrojmë strehim de mbështetje te pershtatshme per keta individë.
Bashkia jone ka nje histori te gjate tê mirëpritjes se vizitorève me duar te hapura. Une ndiej nje krenari te veçante per natyrën e ngrohte dhe mikpritèse te popullit tone, e cila ka qene nje karakteristike e kultures shqiptare per breza të terê. Eshte nje pjese e identitetit tone qe une konsideroj te shtrenjte dhe do te isha i nderuar te zgjeroj kete tradite per emigrantêt ne nevoje. Une jam i gatshèm te punoj ngushte me autoritetet perkatese per te siguruar mirèqenien dhe integrimin e emigrantève te vendosur nën kujdesin tone.
Për me tepër, komuniteti i Fushe-Arrezit eshte i gatshëm te japë nje kontribut pozitiv ne jetët e ketyre individeve duke u ofruar nje mjedis mbeshtetes ku ata mund te ndërtojnë jeten e tyre, të gjejne siguri dhe te kene qasje ne burimet e nevojshme. Bashkia jone eshte e gatshme te bashkëpunoje me qeverine, organizatat jofitimprurese dhe organet nderkombetare per te siguruar qè kêta emigrante te marrin ndihmen qe u nevojitet.
Une kerkoj me respekt mundesine per tu angazhuar ne nje dialog konstruktiv me autoritetet relevante pèr te diskutuar detajet dhe logjistiken e strehimit te emigranteve ne Fushe-Arrez. Une jam i gatshēm te punoj me vendosmeri per te përmbushur te githa kerkesat e nevojshme dhe per te ofruar njè mjedis te sigurt, mikprites dhe mbeshtetes per këta individe. Ju falënderoj per konsiderimin e propozimit tim dhe pres pergjigen tuaj. Bashkia Fushe-Arrez mbetet e perkushtuar per rolin tone ne mbeshtetjen e atyre ne nevoje dhe pèr te vazhduar traditën e pasur te mikpritjes shqiptare.
Lidhur me këtë kërkesë dhe kryeministri Edi Rama është treguar i gatshëm për të diskutuar. I ftuar në "Report Tv", Rama tha se e mirëpret ftesën e kryebashkiakut të djathtë. Sipas tij, kjo do të ndikonte në bizneset e zonës pasi emigrantët do të kërkonin shërbim që do ti ofrohej nga bizneset që operojnë në atë bashki.
Edi Rama: Nëse ka interes për të hapur dialog jemi gati. Kur lexova letrën dhe ai nuk e ka bërë atë gjë thjesht se… E ka menduar diçka, janë tre mijë persona, qendrat e mikëpritjes së kësaj natyre janë të mbyllura. Ata nuk dalin dot nga qendra të marrin mikrobusin dhe të dalin tek shëtitoja. Ata janë të mbyllur, ai ka bërë një logjikë të thjeshtë, ata janë tre mijë veta do të marrin shërbim.
Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./Zëri.ai