
TIRANË- Shqipëria përkujton sot festën e Çlirimit.
Kryeministri Edi Rama, bashkë me urimin për festën e Çlirimit të Shqipërisë, ju ka uruar të gjithëve një ditë të paqtë, mëngjesin e sotëm.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama shkruan: Mirëmëngjes dhe bashkë me urimin për festën e madhe të Çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë.
Dita e sotme shënon 79-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtimi i Gjermanisë naziste.
Në përkujtim të kësaj dite, pritet që krerët e shtetit të kryejnë homazhe në Varrezat e Kombit në nder të dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare.
Data e çlirimit ka qenë vazhdimisht pjesë e debatit mes forcave politike në vendin tonë, me demokratët që njohin datën 28 dhe socialistët datën 29 Nëntor.
Gjatë ditës së djeshme për festën e Pavarësisë festimet u përqëndruan kryesisht në Tiranë, ndërkohë që në Vlorë u mbajt një ceremoni zyrtare, ku ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit.
Gjatë ditës së sotme priten një sërë aktivitetesh, të cilat në Tiranë kulmojnë të ashtëquajturën Nata e Bardhë dhe koncertin e madh në mbrëmje.
/Zëri