Politikë

"2 tryeza të rrumbullakëta!" Rama niset drejt Britanisë, do të bashkëdrejtojë me Melonin temën e migracionit

Mësohet se do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim, një prej tyre do të jetë për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe kryeministri Rama

f.t
"2 tryeza të rrumbullakëta!" Rama niset drejt
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

BRITANI E MADHE- 47 liderë evropianë do të takohen nesër (enjte 18 korrik) në Pallatin Blenheim, për samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian. Drejt Britanisë ka udhëtuar pas mesdite dhe kryeministri Edi Rama. Mes të tjerave, udhëheqësit do të diskutojnë në këtë takim të 4 të këtij komunitetit dhe për migrimin.

Mësohet se do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim, një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe kryeministri Rama dhe një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Charles Michel dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.

Ky do jetë një nga angazhimet e para të Kryeministrit të sapozgjedhur të Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer me liderët ndërkombëtarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB