Politikë

2 orë fjalim në Kuvend! Rama ende në Foltore, Berisha ikën nga Kuvendi

Ndërsa kryeministri Edi Rama fliste për Kosovën, kryedemokrati Sali Berisha iku nga Kuvendi.

k.m.
2 orë fjalim në Kuvend! Rama ende në Foltore, Berisha ikën
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po bën thuajse 2 orë që po mban një fjalë në Foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Megjithatë, duket se jo të gjithë kolegët kanë pasur vëmendjen ta dëgjojnë. Ndërsa Rama fliste për Kosovën dhe sulmin e armatosur që ndodhi në Banjskë, më 24 shtator, kundërshtarët e tij politikë duket se nuk kishin dëshirë ta dëgjonin.


I pari që u largua nga salla ishte kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bashkë me deputetë të tjerë. Berishën e ndoqën pas: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho. Megjithatë nuk dihet nëse do të kthehen sërish në sallë, apo kanë zgjedhur thjesht që të mos e ndjekin fjalën e kreut të qeverisë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB