Politikë

Kulla të reja në Tiranë, Rama: Do vijnë turistët që ti shohin, siç kanë bërë në Tel Aviv

Sipas Ramës, shtimi i kullave do të rrisë interesin e turistëve për të vizituar Tiranën, duke e krahasuar kryeqytetin shqiptar me Tel Aviv

E.K
Kulla të reja në Tiranë, Rama: Do vijnë turistët
Rama dhe kullat ne Tirane

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në intervistën e mbrëmjes së djeshme në "Opinion", tha se kullat në Tiranë pritet që të shtojnë turistët që do t’i vizitojnë ato, për të parë nga afër infrastrukturën e tyre. Sipas Ramës, Tirana duhet të marrë si shembull Tel Avivin për të parë se si projektet në ndërtim mund të shndërrohen në një atraksion turistik.

“Këto kulla i kanë dhënë një energji komplet tjetër qytetit. Tirana është bërë sot një qytet ku ndërtojnë arkitektët nga më të mirë të botës. Tirana nesër do të jetë destinacion turistik edhe për arkitekturën. Do vijnë njerëzit të shohin kullat në Tiranë. Ka një pjesë të turizmit që është turizëm për arkitekturën dhe këtu janë disa nga arkitektët më të mëdhenj të botës që ndërtojnë, që projektojnë.

Shikoni çfarë ka bërë Tel Avivi, që është një qytet që pak a shumë nga e kaluara ka një teksturë të ngjashme me Tiranën, dhe shikoni çfarë po ndodh në Tel Aviv me të gjitha zhvillimet e reja që po bëhen kullat e lart, etj., etj. Tirana e ka këtë potencial për t’u zhvilluar lart në një pjesë të saj që është rreth e rrotull”, tha Rama.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit është dhënë leja për 12 kulla në Tirana, nga të cilat disa do të jenë mbi 40 kate. Në mesin e përfituesve është dhe ish-deputeti socialist Sadri Abazi./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB