
TIRANË- Zbardhet mesazhi që Partia Demokratike u ka dërguar diasporës shqiptare që do të votojnë këtë vit për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në e-mail e dërguarm PD u bën thirrje emigrantëve shqiptarë që të bëjnë donacione, pasi është ‘jetike kundër narkoshtetit’. Më tej, në mesazh thuhet se PD kemi “përballë një makineri pushteti dhe paraje”.
“Të dashur bashkëkombas,
Në vetëm 3 ditë nis fushata që mund të ndryshojë rrjedhën e Shqipërisë – ajo për zgjedhjet vendimtare të 11 majit. Përballë kemi një makineri pushteti dhe paraje. Por me ndihmën tuaj, e vërteta dhe shpresa mund të fitojnë. Çdo kontribut – sado i vogël – është një goditje ndaj narkoshtetit dhe një ndihmë jetike për Partinë Demokratike”, thuhet në e-mail.

Në total janë 245,975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Deri më tani raportohet se u është refuzuar kërkesa 48,180 qytetarëve për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë. Në mesnatën e 4 marsit u mbyll aplikimi online në platforën PER. Për herë të parë, emigrantët do të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 majit./ZËRI