Politikë

Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, PD dhe PDS braktisin sallën

Ndërsa, këshilltarët e PS-së, e cilësuan të dëmshëm vendimin për të braktisur mbledhjen.

I.F
Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, PD dhe
Pamje nga mbledhja

SHKODËR- Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës nuk u zhvillua, pasi Partia Social Demokrate dhe Partia Demokratike braktisën sallën. Gjatë mbledhjes u miratuan vetëm pikat e para të rendit të ditës që lidhen me shtresat sociale, më pas anëtarja e këshillit Marin Duhani e PSD-së bëri të ditur se socialdemokratët nuk do vijojnë më këtë mbledhje.

Pas një pushimi prej 5 minutash, të njëjtin vendim morën edhe këshilltarët e PD-së. Ndërsa, këshilltarët e PS-së, e cilësuan të dëmshëm vendimin për të braktisur mbledhjen. Një prej pikave që ishte në rendin e ditës, ishte dhënia e një sipërfaqe të madhe të rërës në plazhin e Velipojës në administrim të ndërmarrjes Bio Strajca sh.a. Kjo pasi, synohej që shezllonët në këtë sezon veror, të vendosen nga kjo shoqëri aksionere, e administruar nga bashkia dhe jo privatët apo operatorët turstikë, si më parë. Mbraktisja e mbledhjes nga këshilli bashkiak i PSD-së vjen pas disa shkarkimeve të drejtorëve rajonalë të socialdemokratëve në qarkun e Shkodrës, para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në rendin e ditës ishin 18 pika, ndërsa u miratuan vetëm disa nga të parat si fondi 6% për shkurtin dhe marsin, qiraja e banesave sociale, strehim emergjent i një familje dhe një ndihmë financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri në një familje./ZËRI

Poll

MOS HUMB