Politikë

'Kapitali i huaj nuk shkatërron natyrën' Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta

Rama i quajti gënjeshtër, prendimet se në resortet që mund të ndërtohen në Shqipëri nga investitorët e huaj punësohen shtetas nga Pakistani, Bangladeshi, apo Filipinet, në mënyrë që të paguhen më pak.

F.I
'Kapitali i huaj nuk shkatërron natyrën' Rama:
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ka komentuar investimet e huaja në vend. Rama i quajti gënjeshtër, prendimet se në resortet që mund të ndërtohen në Shqipëri nga investitorët e huaj punësohen shtetas nga Pakistani, Bangladeshi, apo Filipinet, në mënyrë që të paguhen më pak. Po ashtu kreu i qeverisë teksa u shpreh se Shqipëria deri para pak vitesh nuk ka patur investitorë që të investonin në vendin tonë.

Rama gjithashtu deklaroi se pretendimet që investimet e mëdha shkatërrojnë natyrën buron nga padija, pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që ta vërtetojë këtë.

Edi Rama: Ideja që investitorët e huaj vijnë në Shqipëri për të ndërtuar resorte të cilat janë për shumë të pasurit dhe për punonjës nga Pakistani, Bangladeshi, apo Filipinet, që duan t’i paguajnë shumë pak, është ide që s’ka lidhje me realitetin. Është gabim i madh që të flitet në këtë mënyrë dhe një gënjeshtër e madhe që të mendohet në këtë mënyrë. Së pari, nuk është se kemi numër të madh investitorësh të huaj, sapo ka filluar një interesim nga kapitali i huaj për Shqipërinë që lidhet me suksesin e vendit tonë në turizëm. Deri para disa vitesh s’kemi pasur asnjë interesim nga sipërmarrja e huaj për të investuar në turizmin shqiptar. Pse? Shqipëria ishte po kaq e bukur, virgjëria ishte po kaq sa është sot në zonat që nuk është investuar asgjë, i pari interesim ishte për Portin turistik të Durrësit. Pas atij interesimi, ka filluar të ngrihet interesi i kapitalit dhe sipërmarrjes së huaj për të investuar. Pse? Sepse nuk kishte pikë besimi. Ideja që sipërmarrjet shkojnë në vende të caktuara për të investuar në turizëm, për të shfrytëzuar një krah pune të lirë është e lindur nga ideja totale, është e kundërta, s’ka prova që kapitali i huaj të ketë luajtur rol në shkatërrimin e natyrës apo të jetë shkaktarja kryesore e dëmeve që janë bërë në mjedis. E kundërta është e vërtetë.

Poll

MOS HUMB