TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga Shkodra, ku u mbajt ceremonisa e 35-vjetorit të PS, vijoi me komentet ironike dhe imitime t blogerëve dhe influencerëve që janë shprehur publikisht në mbështetje të protestave kundër investimeve të planifikuara në zonën e Zvërnecit të Vlorës. Rama pa përmendur emra iu drejtuara njërës prej vajzave të njohura të ekranit, e cila kishte postuar foto nga Parisi, duke iu referuar pozës së saj para kullës Eiffel dhe mbishkrimit për motin.
"Më tregonte një nga ato punonjësit e rinj, ishte njëra te kulla Eiffel dhe kishte bërë një foto kështu dhe dukej 3 herë më e gjatë se unë, aq sa kur e pashë thashë po më bie për sipër. Thoshte shyqyr u hap koha në Paris. Natyrisht nëse ti i ke mundësitë të shkosh sa në Paris dhe sa në Dubai, ti nuk ke pse i thua shqiptarëve atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, dua rërën, flamingot dhe pemët, se atje do dal me bikini dhe do dal në profil me atë fijën e vogël,"-u shpreh Rama.
Në vëzhgim në rrjete sociale, rezulton se Rama ka imituar moderatoren Fjoralba Ponari, e cila para një jave ka qenë në Paris. Në fotot e publikuara Ponari shihet në pozicionin që e përshkruan kreu i qeverisë. Po ashtu posti shoqërohet me frazën 'Shyqyr u hap cik koha këtej'.

Ndërkohë Ponari ishte prezente në protestën e zhvilluar në Tiranë në 3 qershor, ku edhe mbajti një fjalim të shkurtër para kryeministrisë. Duke folur para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë, Ponari theksoi se toka, deti dhe lagunat nuk janë pasuri që mund të trajtohen si plaçkë, por një trashëgimi që duhet ruajtur dhe përcjellë te brezat e ardhshëm.