Politikë

Rama: 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen menjëherë

Rama u shpreh se të rinjtë që shkonin në shkollat e arsimit profesional më përpara nuk kishin asnjë mundësi, ndërsa sipas tij sot 63% e tyre punësohen menjëherë.

F.I
Rama: 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen
Edi Rama

TIRANË-Në Tiranë po zhvillohet Konferenca e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku po diskutohen rezultatet e reformës në arsimin dhe formimin profesional, si edhe vizionin “Aftësi 2030” për zhvillimin e aftësive, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. 

Në konferencë i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se të rinjtë që shkonin në shkollat e arsimit profesional më përpara nuk kishin asnjë mundësi, ndërsa sipas tij sot 63% e tyre punësohen menjëherë.

Edi Rama: Kur ne kemi nisur këtë rrugë dhe kemi pasur një sistem të arsimit profesional të degraduar dhe plotësisht të padobishëm për të rinjtë dhe të rejat, që shkonin në shkollat e arsimit profesional për të mos mbetur pa asnjë mundësi tjetër, për të mos gjetur asnjë kusht për të zhvilluar talentin dhe të merrnin zanatin e tyre. Të rinjtë nuk gjeni aty asnjë kusht për të zhvilluar talentin dhe për të marrë talentin e tyre. Nuk kishte kushte, nuk kishte laboratorë dhe nuk kishe lidhje mes arsimimit profesional dhe tregut. Sot situate është krejt ndryshe. Synimi ynë është që të kemi 1 në 3 nxënës në arsimin profesional. Sot jemi në kushtet që edhe arsimi profesional është një zgjedhje. 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional arrijnë të punësohen.

Poll

MOS HUMB