Politikë

Zgjedhjet 2025/ Veliaj "furtunë" në Bashkinë e Tiranës, shkarkon 12 drejtorë

Bëhet fjalë për drejtuesit e UjësjellësKanalizimë Tiranë, Polici Bashkiake, Qytet Studenti, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, Parkingje, Kopshti Zoologjik, Qendrat Sociale dhe Muzeumet.

k.m.
Zgjedhjet 2025/ Veliaj "furtunë" në Bashkinë e
Erion Veliaj

TIRANË- Erion Veliaj ka nisur një "furtunë" shkarkimi në Bashkinë e Tiranës. Nga detyra janë shkarkuar 12 drejtorë, të cilët janë zëvendësuar menjëherë nga pasardhësit e tyre. Bëhet fjalë për drejtuesit e UjësjellësKanalizimë Tiranë, Polici Bashkiake, Qytet Studenti, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, Parkingje, Kopshti Zoologjik, Qendrat Sociale dhe Muzeumet.

EMRAT E RINJ TË DREJTORËVE:

Elda Muçi- drejtoreshë e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë

Toni Beni- drejtor i Policisë Bashkiake

Piro Sinjari-drejtori i Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit

Flavio Barçi- drejtor i “Tirana Parking”

Ervis Rrahmani- drejtor i “Kopshtit Zologjik”

Anisa Ymeri- drejtore e shtëpisë Studio “Kadare-Agolli”

Renato Pashollari- drejtori i ri i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti

Blerta Dardha- drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit

Aldo Aga- drejtor i Qendrës Komunitare Shkozë

Gentjana Lasku- drejtor i Qendrës Socialie në Tiranë “Strehëza”.

Ndryshimet kanë ardhur në kuadër të strukturimit të Bashkisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të bëhen vitin që vjen. Në këto zgjedhje, Veliajt edhe njëherë i është besuar posti i drejtuesit politik të qarkut të Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB