
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në një konferencë për mediat ka dalë për të sqaruar se kreu i PL-së, Ilir Meta është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Gjatë fjalës së tij, Blushi tha se nga informacionet që ka marrë, Meta është në gjendje të shkëlqyer.
"Është në gjendje të shkëlqeyr shëndetësore. Më i fortë dhe më i freskët se kurrë. Në rast se Metës i ndodh diçka e papritur përgjegjësia do jetë personale e Edi Ramës. Ilir Meta është Presidenti i Partisëë së Lirisë, ka mbështetjen e gjithë anëtarëve, simpatizantëve, strukrurave nga veriu në jug, nga Prishtina në Shkup edhe në Diasporë pavarësisht gjendjes së tij juridike. Jemi në kontakt çdo çast me të. Asnjë shqetësim nuk ka dhe nuk duhet të ketë për gjendjen e tij shëndetësore. Gjithë strukturat e PL-së janë më të angazhuara se kurrë, kemi shumëfishuar aksionin tonë politik në terren për tu përballur dhëmb për dhëmb dhe me çdo çmim me këtë regjim, edhe me jetën tonë. Të gjitha strukturat janë në këmbë për tu përballur edhe me jetën e tyre me këtë regjim. Kjo është një betejë që nuk ka kthim pas,"-tha Tedi Blushi.
Po ashtu, ai u ndal edhe te përplasja e Metës me kreun e SPAK, Altin Dumanin në sallën e gjyqit, duke thënë se ish-presidenti bëri që të largohej nga salla. Por në fakt, kreu i SPAK u largua për të zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Shqipëri. Megjithatë Blushi nuk e la pa disa akuza.
“Ilir Meta ka 22 vjet që nuk ka marrë pjesë në asnjë investim publik, që kur ka qenë kryeministër dhe gjithçka ka qenë në duart e Edi Ramës, përfshi edhe ligjet e propozuara, të mbrojtura e të votuara nga deputetët e Rilindjes në Kuvend. Presidenti i PL edhe dje në sallën e gjyqit politik e ka çmontuar nga brinjët Dum Dumanin dhe akuzën politike të ngritur nga ai, duke e detyruar këtë qen sulmi dhe vrasës me pagesë kundër opozitës të braktiste sallën e gjyqit,”-shtoi Blushi.
Deklarata e Sekretarit të përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi
Rrëmbimi kriminal dhe terrorist, dhunimi fizik dhe akuzat politike, procesi farsë politik i montuar nga mafia ndërkombëtare Anti Shqiptare dhe personalisht të Edi Rama kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, u konfirmua sot edhe në konkluzionet më të fundit të Indeksit të Zbatimit të Ligjit të publikuara nga organizata Ëorld Justice që konstatojnë kapitullimin pa kushte të reformës në drejtësi dhe rrëshqitjen me shpejtësi të Shqipërisë, kjo falë edhe Ramaformës, drejt mafiakracisë, siç me të drejtë po etiketohet vendi ynë së fundmi edhe nga të gjitha mediat më prestigjioze dhe të pavarura botërore. Shqipëria vijon të jetë vendi i parë në Europë për nivelin e përbindshëm dhe të tmerrshëm të korrupsionit deri në nivelet më të larta të Qëverisë, përfshi edhe kryehajdutin dhe krye banditin Edi Rama, si dhe për mungesën skandaloze të respektimit të të drejtave të njeriut dhe për asgjesimin e llogaridhënies nga pushteti mafioz. Për ta kuptuar më mirë çfarë tregon raporti I publikuar sot i Indeksit të Ligjit, mjafton vetëm krahasimi me vendet e rajonit, ku Shqipëria falë gjoja suksesit të reformës në drejtësi, që në fakt nuk është gjë tjetër vecse një Ramaformë dhe një kamzhik në duart e kryebanditit Edi Rama për asgjesimin e Opozitës, të Demokracisë dhe të pluralizmit politik në vend, që tregojnë së Shqipëria, falë këtyre sukseseve, që duartrokiten sot edhe nga diplomatët e korruptuar në Tiranë, vendi ynë renditet sot në vendin e 89 ndërsa Kosova në vendin e 58 dhe Mali i Zi ne vendin 56. Me të famshmen Drejtësi të re, Ramaformën, Shqipëria sot është vendi I fundit në Ballkan dhe sigurisht edhe në Europ, sa I përket Drejtësisë së Re dhe të Pavarur, që gjoja do luftonte pandëshkueshmërinë në nivelet më të larta, por nuk ka bërë gjë tjetër vecse ju ka garantuar një imunitet të qartë politik. Është fakt që drejtesia është rrëmbyer sot nga Edi Rama dhe nga mafia që pasi rrëmbeu Parlamentin dhe të gjitha Institucionet e Drejtësisë, tashmë ka rrëmbyer dhe po rrëmben cdo ditë të drejtat, liritë dhe dinjitetin e cdo shqipatri në Republikën e Shqipërisë. Prej vitesh renditemi në vendin e parë në Europë për korrupsion dhe këtë e konfirmon edhe ky raport. Ndërkohë që vetëm pak javë më parë në të njëjtin përfundim arrinte edhe një organizatë tjetër SELDI, (një organizatë e financuar nga Bashkimi Europian që vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në vendet e Europës Juglindore). Edhe sipas të cilës, qeverisja në Shqipëri konsiderohej më e korruptuara e kontinentit. Mjaftojnë vetëm këto dy raporte për të zhbërë të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi. Ky raport I publikuar sot, që mbështetet mbi të dhënat e vitit të kaluar pritet të jetë më sterrë i zi, vitin e ardhshëm referuar edhe rastit të tmerrshëm, kriminal të rrëmbimit dhe arrestimit politik, pa prova, pa fakte, nisur nga kallëzues të rremë dhe të dënuar nga të gjitha gjykatat, që asgjesoi përfundimisht shtetin ligjor në Shqipëri, sic e theksova, me rrëmbimi kriminal,terrorist dhe me arrestimin politik të Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta. Mafia që sot ka shtetin e vet që ka rrëmbyer drejtësinë nuk po tregon gjë tjetër para të gjithë qytetarëve, vec faktin se sot cdo shqiptar është më I kërcënuar se kurrë përballë kësaj mafiekracie që ka instaluar kryebanditi dhe kryehorri Edi Rama së bashku me xhelatin e tij, Kryeterroristin Altin Dumani! Rrëmbimi terrorist i Presidentit Meta, nga banda terroriste e Edi Ramës dhe e Altin Dumanit, e ngjashme me grupet paramilitare serbe të Arkanit dhe arrestimi i tij politik pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi ishte vula përfundimtare e faktit që mafia ka tashmë edhe drejtësinë e saj në këtë vend. Falë organizatës mafioze terroriste SPAK, që sot ka arrestuar dhe ndaluar politikisht Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, liderin historik të Partisë Demokratike, Prof.Dr Sali Berisha, ka ndaluar dhe ka burgosur politikisht një tjetër Deputet zemër luan, Ervin Salianji, Shqipëria as nuk krahasohet dot as me një vend të prapambetur apo gjysëm diktatorial të Afrikës apo Azisë së largët. Tanimë është e qartë për këtë se çdo lloj akuze false e montuar dhe e stisur ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën, përkundrazi lidhen direkt me Edi Ramën, që afërmendsh, zari I tij në krye të SPAK- ut, kryetërroristi Dumani nuk guxon ta përmendë dhe jo më të marrë të pandehur për aferrat e tmerrshme korruptive të PPP- ve, të Inceneratorëve, që edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të paguhen, të rrugëve të florinjta, kilometric I të cilave është 6 apo 10 herë më I shtrenjtë edhe se në vendet e BE, por që askush nuk po I heton. Ilir Meta ka 22 vjet që nuk ka marrë pjesë në investimet publike,që në përiudhën që ka qënë Kryeministër I vendit dhe gjithçka ka qenë në duart e Edi Ramës, përfshi edhe ligjet e propozuara, të mbrojtura dhe të votuara nga “Rilindja” në Parlament që përmenden edhe në dosjes e sajuar dhe farsë kundër tij. Presidenti Ilir Meta edhe dje në sallën e gjyqit politik e ka çmontuar nga brinjët Dum Dumanin dhe akuzën politike të të ngritur ndaj tij, sepse duke e detyruar edhe këtë qen sulmi dhe vrasës me pagesë të Edi Ramës kundër opozitës, të braktiste sallën e gjyqit. Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta, të qarta, të vendosura dhe parimore institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të shtetit ligjor, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, kundër “Ballkanit të Hapur”, si dhe për shkak të denoncimit të vendosur dhe të pakompromis, me guxim dhe kurajë, të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë. Edi Rama dhe banda e “Rilindjes” që gllabëron miliarda euro me aferën e inceneratorëve, me koncencione, me mijëra tendera sekretë, PPP dhe rrugë të florinjta, që ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të bandës mafioze të “ Rilindjes”, që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror. Vendimi politik i kamikazëve të Ramaformës në Gjykatën Kombëtare Kundër Opozitës, për të lënë në arrest me burg , pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi, Presidentin e Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, është qartësisht i diktuar nga mafia ndërkombëtare antishqiptare dhe i urdhëruar personalisht nga Edi Rama, që nuk është gjë tjetër veçse një akt shumë i rëndë që konfirmon rënien totale të shtetit ligjor, kapjen për fyti dhe asgjesimin përfundimtar të drejtësisë të vendosur totalisht në shërbim të Narkoshtetit dhe axhendave personale, politike dhe elektorale të Edi Ramës. Në këtë republikë mafioze dhe horrash, që nuk njeh e respekton as kushtetutë e as ligj qytetari i thjeshtë është sot më i kërcënuar se kurrë dhe më i pambrojtur se kurrë nga ligji. Qytetari i thjeshtë, duhet ta dinë se prona dhe te drejtat e tij janë sot nje gjah i lehtë për mafien kriminale në pushtet, e cila mund tja rrëmbejë pronën e ta burgosë kur dhe si të dojë sepse mafia ka në grusht drejtësinë. Ndaj dhe rezistenca e qytetarëve është i vetmi shpëtim i vëndit dhe i vatrës së çdo qytetari. E vetmja alternativë për Partinë e Lirisë, opozitën e vërtetë dhe qytetarët, përballë kësaj mafie që ka shkelur cdo vijë të kuqe, mbetet përballja dhëmb për dhëmb dhe pa mëshirë me ta dhe Narkoshtetin./ZËRI