Politikë

Von der Leyen përfundon takimin me Begajn, në fokus ndihma financiare e ofruar nga KE

Mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë integrimi në BE dhe ndihma financiare që Shqipëria do të përfitojë nga KE si pjesë e planit të zhvillimit ekonomik. 

I.F
Von der Leyen përfundon takimin me Begajn, në fokus ndihma financiare
Ursula von der Leyen dhe Bajram Begaj

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e mbylli vizitën e saj në Shqipëri me një takim me Kreun e Shtetit Bajram Begaj. Mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë integrimi në BE dhe ndihma financiare që Shqipëria do të përfitojë nga KE si pjesë e planit të zhvillimit ekonomik. Po ashtu, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama ajo dha edhe mjaft lajme të mira në lidhje me investimet e Bashkimit Europian në Shqipëri dhe detaje të reja për integrimin e vendit tonë në BE.

Ajo u shpreh se deri më tani është berë një punë e shkëlqyer në zbatimin e reformave dhe se nëse vazhdon kështu çdo gjë është në rrugën e duhur. Von der Leyen falenderoi ekipet që kanë punuar për hapjen e kapitujve dhe theksoi se duhet të vazhdojnë të punojnë po njësoj.

Drejtuesja e Komisionit Europian rrëfeu se edhe në këtë mandat primare për të do të jetë zgjerimi i Bashkimit Europian. Në fund ajo ndalu lajmin e mirë se Shqipëria do të marr një financim prej 64 milion eurosh deri në fund të vitit dhe gjithashtu edhe 920 milion euro nga plani i rritjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB