Politikë

Rama sërish miting me shqiptarët në Greqi, këtë herë mblidhen në Selanik

Lajmin e ka bërë me dije media greke "Kathimerimi", por nga ana e Kryeministrisë nuk ka bërë me dije asnjë aktivitet të tillë. 

k.m.
Rama sërish miting me shqiptarët në Greqi, këtë
Foto ilustruese

GREQI- Kryeministri shqiptar Edi Rama po planifikon të zhvillojë një tubim për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi. Kësaj here tubimi do të mbahet më 3 nëntor në hotelin Porto Palace në qytetin port verior të Selanikut. Lajmin e ka bërë me dije media greke "Kathimerimi", por nga ana e Kryeministrisë nuk ka bërë me dije asnjë aktivitet të tillë. 

Ky do të jetë tubimi i dytë i madh që Rama zhvillon në Greqi këtë vit, pas një eventi të ngjashëm në Athinë në maj. Të dyja janë pjesë e një përpjekjeje për të angazhuar diasporën përpara zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë në 2025.

Takimi i parë i Edi Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë pati disa shtyrje, pasi autoritetet greke tentuan të ndalonin prenotimin e stadiumit të madh ku do të mbahej tubimi, që përfundimish mblodhi disa mijëra shqiptarë. Po ashtu, shumë shpejt pritet që Rama të shkojë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje. 

4 muaj më parë, Rama vizitoi shqiptarët që jetojnë në Milano dhe në Athinë, ndërkohë që kishte planifikuar edhe një takim në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani. Por mesa duket ka vendosur që në axhendë të vendosë edhe shqiptarët që jetojnë përtej Atlantikut. Kjo nismë përkon edhe me faktin që për herë të parë në Shqipëri, vitin që vjen do të implementohet edhe vota e diasporës, ku emigrantët do të votojnë me postë. E ndërkohë që Rama ka nisur turin, opozita nga ana tjetër ka zhvilluar vetëm një takim në SHBA, ku kishte dërguar drejtuesin politik të qarkut të Tiranës, Belind Këlliçin./ZËRI

Poll

MOS HUMB