Politikë

Zgjedhjet 2025, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të Partisë Socialiste

Në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si edhe vota e diasporës që realizohet për herë të parë në vendin tonë.

F.I
Zgjedhjet 2025, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Në takim kanë marrë pjesë me lidhje online edhe kryebashkiakët socialistë. 

Në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si edhe vota e diasporës që realizohet për herë të parë në vendin tonë. Ndër të tjera mësohet se drejtuesit politikë kanë raportuar mbi numrin e emigrantëve që kanë në qarqet e tyre, në përmbushje edhe të afateve që iu vendosën në mbledhjen e kryesisë së PS.

Në mbledhjen e kaluar të Kryesisë, Rama emëroi Blendi Klosin si drejtues politik në Dibër, pas spostimit të Blendi Goxhes në Qarkun e Tiranës, konkretisht në zonën e Kombinatit. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu për zgjedhjet e ardhshme do të punojë në qarkun e Vlorës, krah Bledi Çuçit, i cili është drejtuesi politik i zonës./ZËRI

Poll

MOS HUMB