
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Socialiste. Mësohet se mbledhja ka në fokus zgjedhjet e majit 2025. Blendi Klosi është caktuar drejtues politik në qarkun e Dibrës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Blendi Gonxhen. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka marrë detyrën e numrit dy për drejtimin politik të PS në Vlorë, si mbështetës i Bledi Çuçit.
Nga ana tjetër, edhe opozita ka nisur organizimin për zgjedhjet e ardhshme, ku tashmë ka caktuar grupet e punës që do të jenë në terren në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.
Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 11 maj 2025 si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare./ZËRI