
TIRANË- Shqipëria do të zhvillojë Konferencën e Tretë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian më 17 dhjetor në Luksemburg. BE miratoi Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 6, gjë që i jep dritën jeshile zhvillimin e mbledhjes ndërqeveritare. Në faqen zyrtare të Komisionit të Europës është publikuar agjenda e Konferencës së Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian
“Takimi i tretë i Konferencës së Aderimit me Shqipërinë në nivel ministror do të mbahet në Bruksel më 17 dhjetor 2024. Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke përfshirë kapitujt e mëposhtëm negociues:
Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme
Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes
Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme. BE ka hapur tashmë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë për Klasterin 1,”- thuhet në postim. /ZËRI