Politikë

Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, Rama i pranishëm në takim

Lajmi është bërë i ditur nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili u ka dërguar krerëve të grupeve parlamentare, një mesazh ku i informon për këtë mbledhje.

I.F
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, Rama i
Foto ilustruese

TIRANË- PRISHTINË- Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë për herë të dytë një mbledhje të përbashkët të të dy Kuvendeve. Mësohet se mbledhja mes dy qeverive do të zhvillohet më 20 dhjetor në Prishtinë, ku priten të mblidhën 130 deputetë nga Kosova dhe Shqipëria. Mësohet se edhe kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në këtë mbledhje, ku pritet të marrë pjesë edhe homologu i tij Albin Kurti. Lajmi është bërë i ditur nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili u ka dërguar krerëve të grupeve parlamentare, një mesazh ku i informon për këtë mbledhje.

"Të nderuar kryetarë të grupeve parlamentare. Në datën 20 dhjetor ora 11:00 në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, do t’ju informojmë për agjenden dhe detajet", thuhet në mesazh.

Parlamenti i Shqipërisë dhe Kosovës u mblodh për herë të fundit në vitin 2022, edhe pse ishte planifikuar të zhvillohej një mbledhje e dytë në qershor të vitit 2023, kjo nuk ndodhi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB