Politikë

‘’Vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve’’, Celibashi-bashkive: Merrni masa!

KQZ iu bën thirrje bashkive që të marrin masa të menjëhershme dhe të respektojnë afatet dhe kërkesat ligjore pasi janë konstatuar problematika me listat e zgjedhësve.

F.I
‘’Vonesa në afishimin e listave të
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ndarë një mesazh të rëndësishëm për Bashkitë e vendit mbi zgjedhjet e 11 majit. Nga monitorimi i KQZ, janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki, ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara si dhe informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

KQZ iu bën thirrje bashkive që të marrin masa të menjëhershme dhe të respektojnë afatet dhe kërkesat ligjore pasi janë konstatuar problematika me listat e zgjedhësve.

Nga monitorimi i bërë nga KQZ:

– Janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki.
– Ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.
– Informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.
Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025.
Për të adresuar problematikat e sipërcituara, KQZ i kërkon bashkive:
Të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Gjithashtu, i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesi të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.

Poll

MOS HUMB