Politikë

U shkarkua pasi dhunoi shefin e Financës, ish-drejtoresha e spitalit-Ramës: PS merr 4 mandate në Dibër

Shehu është shprehur besimplotë për zgjedhjet e 11 majit duke thënë me bindje se PS do të marrë plot 4 mandate deputeti në Dibër.

F.I
U shkarkua pasi dhunoi shefin e Financës, ish-drejtoresha e
Edi Rama dhe Irini Shehu

TIRANË-Gjatë bashkëbisedimit që kryeministri Edi Rama po zhvillonte mëngjesin e sotëm me qytetarët në rrjetet sociale, mes komentuesve, ka qenë edhe ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu, e shkarkuar nga detyra pasi dhunoi shefin e Financës.

Në komentin drejtuar Ramës, Shehu është shprehur besimplotë për zgjedhjet e 11 majit duke thënë me bindje se PS do të marrë plot 4 mandate deputeti në Dibër.

“Qarku Dibër do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve. Me super drejtuesin politik Blendi Klosi, do të vijë në parlamentin e ri me 4 mandate deputeti! 4:1”- shkruan ish-drejtoresha në komentin e saj.

U shkarkua pasi dhunoi shefin e Financës, ish-drejtoresha e
KOMENTI

Lita e kandidatëve për deputet në Qarkun e Dibrës:

Listë e mbyllur 

Blendi Klosi

Alma Selami

Listë e hapur

Murat Dani

Danjel Gjura

Valentina Haliti

Agron Malaj

Dritan Selishta

Shkarkimi i Irini Shehut

Irini Shehu u shkarkuar nga detyra sepse në debat e sipër kishte goditur në fytyrë me një shishe qelqi përgjegjësin e Financave, Shaban Uklala. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të spitalit më 11 shkurt, duke i shkaktuar edhe dëmtime nga qelqi. Uklala ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin. Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura./ZËRI

Poll

MOS HUMB