
DIBËR-Drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu është shkarkuar nga posti. Shkarkimi vjen pas incidentit të ndodhur, ku Shehu ka qëlluar me shishe përgjegjësin e Financave, Shaban Uklala brenda ambienteve të spitalit më 11 shkurt.
Sherri mes tyre ka nisur gjatë një mbledhje të stafit, por është zhvendosur në zyrën e këtij të fundit pak më vonë. Në debat e sipër, drejtoresha Irini Shehu ka marrë një shishe dhe e ka qëlluar me të në fytyrë duke i shkaktuar edhe dëmtime nga qelqi.
Uklala ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin. Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, specialistët e Komisariatit të Policisë Dibër kanë referuar materialet në Prokurori./ZËRI