Politikë

Vota e diasporës, Rama takim me shqiptarët në Kretë në datë 29 mars

Më 29 mars, kreu i qeverisë do të takohet me shqiptarët në Kretë.

k.m.
Vota e diasporës, Rama takim me shqiptarët në Kretë në
Posteri i takimit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tjetër takim me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Më 29 mars, kreu i qeverisë do të takohet me shqiptarët në Kretë. Takimi do të nisë në orën 18.00,  ku si zakonisht, Rama do të mbajë nga një fjalë para emigrantëve duke kërkuar që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

Disa muaj më parë, Rama vizitoi shqiptarët që jetojnë në Milano dhe në Athinë, ndërkohë që kishte planifikuar edhe një takim në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani. Por po ashtu vendosi në axhendë të edhe shqiptarët që jetojnë përtej Atlantikut.

Pas takimit në SHBA, ai takoi edhe shqiptarët që jetojnë në Selanik e disa vende të tjera të Europës. Kjo nismë përkon edhe me faktin që për herë të parë në Shqipëri, vitin që vjen do të implementohet edhe vota e diasporës, ku emigrantët do të votojnë me postë. Po ashtu edhe opozita nga ana e saj ka zhvilluar takime jashtë vendit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB