Politikë

U qëllua me vezë në mes të New York, Rama: Çarten rrugëve si pula histerike. Korrupsioni? Shfaqëm aftësi vetëpastrimi

Në shkrimin e tij kreu i qeverisë ndalet edhe tek korrupsioni, ku thekson se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara e çmojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë për luftën ndaj tij. 

F.I
U qëllua me vezë në mes të New York, Rama: Çarten
Edi Rama

SHBA-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur në New York, ku një grup protestuesisht e qëlluan me vezë, teksa i drejtonin thirrjet 'kriminel', 'mafia'. Në një postim në platformën X, Rama i ka quajtur 'pula hiserike', ndërsa shprehet se nuk do ta ndalin vezët ta ngrejë flamurin kombëtar në majë të Europës së Bashkuar.

Në shkrimin e tij kreu i qeverisë ndalet edhe tek korrupsioni, ku thekson se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara e çmojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë për luftën ndaj tij. Rama deklaron se për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, ka një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi.

Edi Rama: Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës. Kurse atyre që kujtojnë se do më ndalin me baltë, vezë dhe jargë, në misionin tim për ta çuar flamurin tonë në majën e Europës së Bashkuar, u them se nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kemi një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, kjo është një arritje e madhe që nuk ka rënë nga qielli po ka ardhur pikërisht si një nga rezultatet historike të këtij misioni!

Dhe le ta dëgjojnë e ta mbajnë mirë vath në vesh meqë kujtojnë se mposhtem unë dot me “bombat çudibërëse” që amplifikojnë në kupë të qiellit ditë e natë fjalën korrupsion: Në një vend që është i mbytur në kënetën e korrupsionit, nuk ka luftë frontale e as rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe atë vend e kemi jetuar ne, që të gjithë, deri kur unë me partinë time e kthyem rrotën e drejtësisë nga barazia e të gjithëve para ligjit! Sot Shqipëria nuk është më ai vend e prandaj edhe Bashkimi Europian me Shtetet e Bashkuara e çmojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë për këtë luftë, ndërkohë që pulat histerike të katundit tonë kakarisin e hedhin vezë në ajër për llogari të gjelave tallagjarë të pazarit politik e mediatik, të cilët i gënjen mendja sa një vezë, se do të më ndalin mua me llogjet e pafundme për korrupsionin që po luftohet nga vetë sistemi që po ndërtojmë, apo me sharjet e mallkimet folklorike si të këtij sqepit bashkëngjitur, që e shkruan shqipen me këmbët e pulës.

Poll

MOS HUMB