Politikë

"Tokë e xanun" vazhdon! Pas paralajmërimit, Rama shkon në mbledhje në bashkinë e Fierit

Edi Rama theksoi se procesi i "vetëpastrimit" që nisi në Vlorë duhet të shtrihet edhe në Fier dhe Durrës, duke lënë të kuptohet se priten ndryshime të thella edhe në këto bashki.

k.m.
"Tokë e xanun" vazhdon! Pas paralajmërimit, Rama shkon
Armando Subashi, Edi Rama dhe Belinda Balluku

FIER- Kryeministri Edi Rama ndaloi këtë pasdite në Bashkinë e Fierit, ku zhvilloi një takim të mbyllur me drejtuesit vendorë, në prani të kryebashkiakut Armando Subashi dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Në takim morën pjesë edhe të gjithë drejtorët e institucioneve me varësi nga bashkia. Edhe në një reagim në rrjetet sociale, Rama theksoi se procesi i "vetëpastrimit" që nisi në Vlorë duhet të shtrihet edhe në Fier dhe Durrës, duke lënë të kuptohet se priten ndryshime të thella edhe në këto bashki.

Më herët gjatë ditës, në një reagim në rrjetet sociale, Rama theksoi se procesi i "vetëpastrimit" që nisi në Vlorë duhet të shtrihet edhe në Fier dhe Durrës, duke lënë të kuptohet se priten ndryshime të thella edhe në këto bashki. Vizita e Ramës vjen vetëm pak ditë pas zhvillimeve të bujshme në Vlorë, ku 21 drejtorë të dorëhequr në bllok pas kritikave të forta nga kreu i qeverisë për keqmenaxhim dhe mungesë performance./ZËRI

Poll

MOS HUMB