Politikë

Konferenca ndërqeveritare/ Rama: Do përmbushim detyrat! Presidenti i KE: Shqipëria, progres në rrugën drejt BE

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grup kapitullin e dytë

F.I
Konferenca ndërqeveritare/ Rama: Do përmbushim detyrat! Presidenti i
Edi Rama dhe Antonio Kosta

LUKSEMBURG-Sot zhvillohet Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Pjesëmarrës në këtë takim është edhe kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë u prit nga presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa. Në një fjalim për mediat Rama ka deklaruar se Shqipëria është tejet e përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e dhëna nga BE. 

Edi Rama: Ndaj vendit dhe rajonit tonë, diçka që e vlerësoj shumë. Sot është ditë e mirë për ne sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë, ndërkohë që me presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për një bisedë rreth përparimit në këtë proces dhe më pas për samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik, aktivitet i rëndësishëm por ka rëndësi të posaçme në këtë moment. Do të flasim për rajonin, ndaj të cilit presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Në përgjithësi jam i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të përmbyllur të gjitha negociatat.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian tha se në mes të majit do të zhvillojë një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Antonio Kosta 

Antonio Kosta: I gëzuar që pres sot kryeministrin Edi Rama, sepse zgjerimi drejt BP është përparësi e qartë për BE dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen për begatinë dhe stabilitetin e vendit tonë dhe është vërtetë inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim. Sot po çelim një grup kapitull tjetër dhe ambicia jonë është që të çelim edhe më tej grupkapituj për të negociuar gjatë këtij viti sepse kemi një kalendar shumë konkret dhe duam që ta realizojmë. Kjo është shumë e rëndësishme për BE, për Shqipërinë, shenjë mjaft e rëndësishme edhe për të gjithë rajonin sepse mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien paqen dhe stabilitetin në BP është në Bashkimin Europian me anëtarësimin në të. Ja pse do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj për të vizituar të gjashta vendet e BP për të rritur bashkëpunimin tonë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të pasur rezultate të mira të anëtarësimit.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grup kapitullin e dytë, ku përfshihet:

-Lëvizjen e lirë të mallrave (kapitulli 1),
-Lirinë e lëvizjes së punonjësve (kapitulli 2),
-Të drejtën e themelimit dhe ofrimin e shërbimeve (kapitulli 3),
-Lëvizjen e lirë të kapitalit (kapitulli 4),
-Të drejtën e kompanive (kapitulli 6),
-Pronësinë intelektuale (kapitulli 7),
-Politikat e konkurrencës (kapitulli 8),
-Mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit (kapitulli 28).

Më 15 tetor, me Shqipërinë u hap grup-kapitulli i parë ai për çështjet “Themelore” që përfshin reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore si dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Pas kësaj konferencë ndërqeveritare, Shqipëria është në pritje të një date tjetër për hapjen e një tjetër klasteri, ajo për konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirësë, që do ta çonte në 4 numrin e grupkapitujve nga 6 gjithsej në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian./ZËRI

Poll

MOS HUMB