Politikë

Fushata/ Agron Shehaj zotohet: Do të shemb fytyrën e Edi Ramës në mes të Tiranës!

Shehaj në fjalën e tij tha se tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre dhe të zhdukin korrupsionit që sipas tij, janë burimi kryesor i problemeve.

k.m.
Fushata/ Agron Shehaj zotohet: Do të shemb fytyrën e Edi Ramës
Agron Shehaj

TIRANË- Partia "Mundësia" e ka hapur në Pallatin e Kongreseve fushatën elektorale. Duke premtuar se është ndryshimi, kryetari i Partisë "Mundësia" Agron Shehaj bëri një zotim. Ai premtoi se në rast se merr fitoren më 11 Maj, përpos një sërë objektivash në të mirë të qytetarëve, do shembë fytyrën e korrupsionit. Si shembull mori ndërtesën 20 katëshe në qendër të Tiranës, e cila është modeluar si koka e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Por për Shehajn, ajo i përngjan kryeministrit Edi Rama ndaj edhe zotohet për shembjen e saj. 

“Edhe unë kam diçka për të shembur, fytyrën e korrupsionit që Edi Rama ka ndërtuar në mes të Tiranës. Ajo është fytyra e korrupsionit, çdo herë që do e shikoni ajo është fytyra e vjedhjes! Ka vendosur veten e vet në mes të Tiranës si një diktator, autokrat banal siç është! Nuk ka koncesion pa firmën e tij, tender të dyshimtë pa miratimin e tij. Nuk ka drejtësi nëse nuk del ai para drejtësisë!,”- deklaroi Shehaj.

Ndër të tjera, Shehaj në fjalën e tij tha se tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre dhe të zhdukin korrupsionit që sipas tij, janë burimi kryesor i problemeve.

“Imagjinoni sikur këtij populli të mos i kishin bërë kaq shumë mohime e pengesa, sikur një pakicë e vogël të mos kishte marrë peng ëndrrat e shqiptarëve. Imagjinoni ku do ishte Shqipëria sot. Ne sot nuk kemi nevojë të imagjinojmë, jemi këtu për të bërë ëndrrën realitet, ta bëjmë Shqipërinë vendin e mundësive për të gjithë. Nuk ka gjë më të rëndësishme se një ide të cilës i ka ardhur koha. Ky sistem nis nga maja e shtetit dhe zbret në çdo hallkë të administratës, duke pasuruar zyrtarët dhe varfëruar qytetarët. Pagat, pensionet dhe ndihmat sociale janë minimale, ndërsa tenderat dhe lejet e ndërtimit blihet e shiten,”- tha ai.

Gjithashtu, premtoi edhe financime të reja për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të garantuar pavarësinë e institucionit të drejtësisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB