Politikë

'Territorialja'/ Takimi me kryebashkiakët në Kuç të Vlorës, mbërrin kryeministri Rama (VIDEO)

Po sipas burimeve, mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë Reforma Territoriale, ku pritet të jenë të pranishëm edhe kryebashkiakët e Bashkive, të cilat në kuadër të referomës së re territoriale, parashikohen të shkrihen.

zh.ll
'Territorialja'/ Takimi me kryebashkiakët në Kuç
kryeministri rama mberrin ne takim

VLORË- Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot një takim kryetarët e bashkive. Burime bëjnë me dije se takimi të zhvillohet në orën 12:00, në një prej lokaleve në zonën e Kuç-Qeparo.

Kreu i qeverisë ka mbërritur në ambientet e një lokali ku do tw zhvillohet takimi, përgjatë aksit rrugor Kuç–Qeparo. Më herët, kanë mbërritur kryetarja e Bashkisë Vlorë, kryetari i Bashkisë Himarë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Po sipas burimeve, mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë Reforma Territoriale, ku pritet të jenë të pranishëm edhe kryebashkiakët e Bashkive, të cilat në kuadër të referomës së re territoriale, parashikohen të shkrihen.

Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale parashikon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive në 15 të tilla, nga 61 në 46. Në listën e bashkive që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, të cilat do t’i bashkohen bashkive më të mëdha. Sipas propozimit, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet./ZËRI

Poll

MOS HUMB