TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është përfshirë në një debat të shkurtër me një korrespondente të huaj gjatë një konference për shtyp me gazetarë nga vendet e Bashkimit Evropian.
Ky episod u regjistruar teksa gazetarja po formulonte një pyetje duke iu referuar bisedave dhe opinioneve të qytetarëve të mbledhura në terren. Në atë moment, Rama e ndërpreu duke kundërshtuar mënyrën e referimit të pyetjes.
Rama thekson për gazetaren se nuk i intereson ajo që është dëgjuar në rrugë, por vetëm pyetja që i drejtohet atij personalisht.
Gazetarja: “Doja të pyesja sepse dje kam pyetur disa njerëz në rrugë…”
Rama: “Po flisni me mua, nuk është me interes për mua çfarë keni dëgjuar në rrugë. Po më pyesni mua. Unë nuk jam në rrugë, unë nuk jam dikush që nuk mban përgjegjësi kur flet sepse përfaqësoj këtë vend, njerëzit që më kanë zgjedhur të jem këtu. Nuk mund të sfidohem me çfarë keni dëgjuar në rrugë. A keni fakte të vërtetoni se po them diçka jo të drejtë? Më tregoni, më sfidoni!"./ZËRI