
ATHINË- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Athinë, pasi do të marrë pjesë në Panairin Punës që do të organizohet në Greqi për emigrantët shqiptarë. Teksa po udhëtontë drejt Greqisë, kryeministri iu bëri thirrje emigrantëve shqiptarë në Greqi të marrin pjesë në këtë Panair dhe të njihen me ofertat e punës. Në Panairin e Punës kanë marrë pjesë edhe ministrat Bledi Çuçi, Taulant Balla, Mirela Kumbaro, Anila Denaj dhe Ogerta Manastirliu.
Rama u shpreh se kjo është hera e parë që organizohen panaire të tilla në një vend të huaj, me synimin për t’iu ofruar mundësi më të mira shqiptarëve të kthehen në atdhe.
“Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ‘ejani, kam punë për ju, me paga të arsyeshme dhe me taksa të ulëta, me të gjithë aromën e vendit amë. Ejani dhe të takohemi me sipërmarrës të fushave të ndryshme për tu njohur me mundësinë dhe kushtet e kontratat e punës në Shqipëri, më pas gjykoni vetë”, tha ndër të tjera Rama.
Panairi i Punës do të organizohet në Technopolis, Pire, Athinë Gazi, prej orës 09:00 të mëngjesit deri në 19:00./ZËRI