LIVE UPDATES

UBT 'ndez' Kuvendin! Bardhi: Rektori të shkarkohet! Miratohet shtyrja e afatit të ID-ve për Diasporën

➤ Edhe kjo e enjte "parlamentare" është shoqëruar me debate në Kuvend. ➤ Opozita dhe maxhoranca janë përplasur sërish për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa diskutime ka hapur edhe operacioni i SPAK në Universitetin Bujqësor të Tiranës. ➤ Kreu i grupit paramlentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh se rektori i UBT-së duhet shkarkur. ➤ Mazhoranca pa opozitën, miratoi pr.ligjin që parashikon shtyrjen e afatit të dokumenteve biometrike të skaduara për emigrantët shqiptarë. ➤Emigrantët që kanë një dokument biometrik, pasaportë apo ID shqiptare, edhe nëse ajo është e skaduar, do të mund të votojnë për zgjedhjet e 11 majit. I vetmi që votoi nga opozita ishte Bujar Leskaj. ➤ Po ashtu, Kuvendi i dha dritë jeshile dhe KQZ-së për të marrë një personel shtesë prej 80 punonjësish për votën e diasporës.

9 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

11 Maji/ Zgjatja e afatit për ID e skaduara, deputeti i PD bashkon votat me PS

UBT 'ndez' Kuvendin! Bardhi: Rektori të shkarkohet! Miratohet
KUVENDI

TIRANË- Mazhoranca pa opozitën ka miratuar Aktin Normativ për zgjatjen e afateve të kartave të identitetit të skaduara për emigrantët shqiptarë. Projektvendimi “Për një shtesë në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”, u miratua me 76 vota pro. Nga opozita vetëm një deputet i Partisë Demokratike bashkoi votat me mazhorancën. Ai ishte deputeti Bujar Leskaj, i cili bashkoi votat me mazhorancën për të votuar pro zgjatjes së kartave të identitetit dhe kartave të skaduara për shqiptarët e diasporës.

UBT 'ndez' Kuvendin! Bardhi: Rektori të shkarkohet! Miratohet
Votimi
UBT 'ndez' Kuvendin! Bardhi: Rektori të shkarkohet! Miratohet
votimi

Gjithashtu, ky projektligj u miratua edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili dha dritën jeshile për staf shtesë që do të ndihmojë për votën e diasporës shqiptare.

Ky projektligj është miratuar për të lehtësuar procesin e votimit për emigrantët shqipatrë, në mënyrë që të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pavarësisht skadimit të dokumenteve identifikuese.

Vota e diasporës do implementohet për herë të parë këto zgjedhjeve. "Vullneti" i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit do të kushtojë 250 milionë lekë. Qeveria ka vendosur t’i japë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 milionë euro shtesë vetëm për projektin e regjistrimit të zgjedhësve në diasporë. KQZ-ja dërgon nëpërmjet shërbimit postar fletët e votimit dhe çdo material tjetër zgjedhor dhe informativ në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit sipas listës së zgjedhësve për votimin nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Platforma online "PER" u hap më 11 janar për të pritur aplikimet e emigrantëve që duan të regjistrohen si votues nga jashtë. Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të rrijë e hapur deri më 4 mars. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Vota e diasporës/ Tabaku: Qeveria frikësohet! Gjiknuri: S'mund të votohet me dokument të huaj

UBT 'ndez' Kuvendin! Bardhi: Rektori të shkarkohet! Miratohet
Damian Gjiknuri dhe Jorida Tabaku

TIRANË-Në Kuvend po diskutohet për pr.ligjin që parashikon shtyrjen e afatit të dokumenteve biometrike të skaduara për emigrantët shqiptarë. Deputeti socialist, Damian Gjiknuri e quajti antillogjikë kërkesën e opozitës që të shtyhet afati i regjistrimit edhe për shqiptarët brenda Shqipërisë apo për dokumentet e skaduara të identifikimit për shtetasit brenda vendit. Sipas tij shifrat e opozitës për mungesën e dokumenteve te shqiptarët brenda vendit ishin të ekzagjëruara.

Damian Gjiknuri: Qeveria bëri aktin normativ për shtetasit jashtë vendit, ata kanë nevojë, sepse një pjesë e tyre nuk kanë pasur  mundësi, kanë nevojë, kanë dokumente të shteteve të tjera. Ndaj u jepet afat, shtyhet afati i dokumentit të skaduara. Këta tani na thonë po këta brenda, të shtyhet dhe për këta. E kemi bërë herët e tjera, tani shtetasit shqiptarë brenda e dinë, një herë në 10 vjet rinovohen, nuk kushtojnë as nuk ka më radhë. Pse? Sepse në Shqipëri nuk bën dot veprime pa dokument të rregullt. Ndaj kjo që thoni nuk vlen. Mirë për shtetasit e huaj se nuk kanë mundësi. Tani le të themi, pensionistët a kanë dokument identifikimi, sigurisht që kanë se tërheqin pensionin, ata të asistencës, privatët dhe ata që punojnë në shtet. Ju thoni diskriminim, çfarë diskriminimi është ky. Patjetër që kanë dokumente ata njerëz, ku jetojnë ata, në pyje? Ai që nuk e ka mundësin, ka kohën ta marrë. Për diasporën jam dakord, se janë jashtë. Po jo këta këtu. Ju po kërkoni alibinë e radhës, ua them unë, janë shifra për konsum, krijohet alibi, merret e trajtohet, e nesër të thonë me alibi aaaa ja shkak ishte kjo. Dëgjova dhe dokrra këtu. Janë absurditete logjike. Jam bashkëpunues me ju, ju e dini, e e thashë edhe me humor, të gjithë palët përgatiten për fitore.

Nga ana tjetër Jorida Tabaku denoncoi përpjekjet e qeverisë për të përjashtuar nga procesi zgjedhor mbi 150 mijë shqiptarë të diasporës, duke i ndarë qytetarët në të "dorës së parë" dhe "dorës së dytë".

Jorida Tabaku: Frika e qeverisë nga vota e diasporës është e qartë. Ata dinë të vlerësojnë meritën, ndershmërinë dhe punën e palodhur, ndaj qeveria bën gjithçka për t’i mbajtur jashtë votimi. Askush nuk ka ikur nga Shqipëria sepse ka dashur të largohet. Kanë ikur sepse nuk shohin të ardhme në këtë vend të kapur nga korrupsioni dhe oligarkia. Ata shqiptarë që sot mbajnë lart flamurin tonë dhe punojnë me ndershmëri nuk kanë të njëjtat të drejta si klientët e qeverisë. Ata nuk kanë përfituar asnjë favor, nuk kanë marrë koncesione, nuk kanë abuzuar me taksat, por janë më shqiptarë se ata që qeverisin këtë vend prej 10 vitesh.

3 MUAJ ME PARE

Seanca dëgjimore e rektorit të UBT! Bardhi: Të shkarkohet! Peleshi: Ngriti shqetësimet mbi universitetin

UBT 'ndez' Kuvendin! Bardhi: Rektori të shkarkohet! Miratohet
Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi

TIRANË-Seanca dëgjimore e rektorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste ka hapur debat në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza për dëgjesën me rektorin e Universitetit Bujqësor Fatbardh Sallaku dhe kërkoi shkarkimin e tij nga detyra.

Gazment Bardhi: Keni pranuar kërkesën e Safet Bajrit për seancë në grupit tuaj. Kur të merrni vendim na komunikoni. Rektori as ka ardhur dhe as ka për të ardhur kurrë për seancë dëgjimore në grupin e partisë demokratike sepse kjo është një shkelje e rëndë e kushteturës dhe ligjeve të këtij vend. Ne si grup jemi betuar për të respektuar kushtetutën e jo kodin e mafias për të marrë në mbrojtje të inkriminuar për t’u rrëfyer në një grup ku janë më mëkatarë se rektori vetë. I kërkoj presidentit shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të rektorit që s’njeh kushtetutë e ligj që vjen me kërkesa private. Si i shkruajti rektori Ramës që erdhi dhe bëri seancë dëgjimore te ju? S’ka ndodhur në asnjë histori të botës, kurrë në një parti politike apo organe të partisë politike për t’u dëgjuar. Ju dhe rektori keni hallin e përbashkët për të penguar SPAK për të luftuar korrupsionin në vend.

Në kundërpërgjigje të deklaratave të Bardhit, kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi sqaroi se rektori ngriti shqetësime mbi procesin ku ndodhet UBT-ja pas masave të sigurisë kundrejt stafit pedagogjik të tij. Peleshi tha se Sallaku kërkoi mbështetje për projekte të ndërkombëtarizimit të universitetit dhe në asnjë moment nuk kërkoi mbajtjen e një qëndrimi.

Niko Peleshi: Ajo që u tha është shtrembërim, spekulim, abuzim me fjalën në Parlament. Nëse e ndoqët dëgjesën e rektorit, ai ju kërkoi dhe ju publikisht të vijë në grupin tuaj parlamentar për të dhënë sqarime. As rektori nuk pretendon që ne të mbajmë anë në një proces me drejtësinë. Ne inkurajojmë hetime të drejta. As rektori dhe as Rama nuk ka thënë që do mbajë anën e këtij apo atij. Agjencitë e qeverisë shqiptare kanë qenë bashkëpunuese në atë proces hetimi. Rektori nuk u mor me procesin, por ngriti shqetësimin e një procesi tjetër ku ndodhet UBT dhe i shqetësuar për imazhin e tij dhe sqaroi raportin e universitetit dhe projektet e universitetit. Dhe kërkoi mbështetje për projekte të ndërkombëtarizimit të universitetit.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku foli më 26 shkurt në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në lidhje me masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për anëtarët e stafit të UBT. Sallaku u shpreh se ka nisur një reformë të thellë në universitet dhe njoftoi se është i gatshëm të flasë edhe në Komisionin Parlamentar të Arsimit. 

GJKKO me kërkesë të SPAK ka lëshuar 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Sipas SPAK, nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

“Toyota Yaris”/ Berisha lexon përgjimet e Ballës në Kuvend: Bundra luan edhe me Taon

UBT 'ndez' Kuvendin! Bardhi: Rektori të shkarkohet! Miratohet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend lexoi përgjime që sipas tij i përkasin dosjes “Toyota Yaris”. Mesazhet sipas Berishës i referohen Taulant Ballës dhe personave të tjerë.

"Sic e shihni këta kanë marrë fund. Njeri thotë se do dalë dëshmitar për Edi Ramën, tjetri flet në emër të PS, jeni katandisur aty ku e meritoni. Meqë ky tha nuk quhen Tao, por krenar do tu lexoj disa reshtja prej tij,"u shpreh Berisha.

Biseda:

Daupaj: Nuk do ti bëj nder Ballës

Radvan Çela: Këto ditë po më pyet do të jetë prapë Balla, apo do të jesh ti?!

Vladi (është ai që i prishte 5 mln euro në Durrës):  ok se flas unë, por të na tregojë mënyrën si do ta mbyllë.

Radvan Çela: Nga Tao Tao dhe thotë se i ka në rregull letrat, se bundrra luan edhe me Taon. Se kush është ajo…ja dredh edhe Taos. Jo thotë, bundrra do tja marrë. E ke gabim, kësaj radhe do t’ia marrë. I dola borxhit Taos. Ça jeni kështu? Dakord tha, do ta pengoj unë. I dola borxhit.

3 MUAJ ME PARE

Rektori i UBT para grupit të PS, Bardhi ironizon: Edhe Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet

UBT 'ndez' Kuvendin! Bardhi: Rektori të shkarkohet! Miratohet
Gazment Bardhi

TIRANË-Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar mbledhjen e grupi të Partisë Socialiste, ku ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit Bujqësor në lidhje me 24 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për stafin e këtij universiteti.

Bardhi deklaroi se seanca dëgjimore me rektorin e Universitetit Bujqësor është e paprecedentë dhe në shkelje të hapur të ligjit dhe kushtetutës. Duke ironizuar demokrati deklaroi se edhe Safet Bajri ka bërë një kërkesë që të dëgjohet në grupin parlamentar të PS.

Gazment Bardhi: Një rektor kërkoi strehim në grupin parlamentar për të justifikuar një aferë të rëndë. Ky akt i paprecedent ndodh në një kohë kur rektori nuk ka kërkuar të sqarojë atë organ, por kërkon të rrëfehet në grupin parlamentar të PS në shkelje të kushtetutës dhe ligjit. Kjo na krijon bindjen e plotë se ajo që po ndodh në Universitetin Bujqësor është një injorim i ligjit. Ju nuk mund të bëheni strehë e cdo të korruptuari për të zhvilluar seanca dëgjimorë. Më thonë që në grupin tuaj ka një kërkesë nga Safet Bajri për të dëgjuar, edhe ai është i intimiduar.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku foli më 26 shkurt në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në lidhje me masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për anëtarët e stafit të UBT. Sallaku u shpreh se ka nisur një reformë të thellë në universitet dhe njoftoi se është i gatshëm të flasë edhe në Komisionin Parlamentar të Arsimit. 

GJKKO me kërkesë të SPAK ka lëshuar 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. 

3 MUAJ ME PARE

Gjiknuri 'përplaset' me Berishën! Kreu i PD: Damian bëhu 'pentito"! Deputeti: Të kujtohet kur the ‘ma fute’

UBT 'ndez' Kuvendin! Bardhi: Rektori të shkarkohet! Miratohet
Sali Berisha dhe Damina Gjiknuri

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputetin socialist, Damian Gjiknuri, teksa u shpreh se ky i fundit do të thirret dëshmitar për kryeministrin Edi Rama. Berisha deklaroi se Gjiknuri duhet të bëhej i penduar për çështjen e McGonigal, ndërsa deputeti iu përgjigj duke i kujtuar historinë e Xhejms Trafikant.

Sali Berisha: Damian, unë e di që ke thënë se të ka urdhëruar Edi Rama, por ka një ligj që thotë, urdhrat e paligjshëm mos i zbato. Prandaj mos kujto se je krejt mënjanë ti. Absolutisht jo. Edhe mbrëmë të doli emri, një ministër e shoqëronte. A e kuptoni ju që keni në krye një njeri që korruptoi shefin e kryeinteligjencës së SHBA? Dhe një nga ata që bëri gjahun e shtrigave ndaj presidentit Donald Trump. Çfarë mendoni ju se do mbyllet ajo siç u mbyll? Jo, absolutisht ajo dosje nuk mbyllet. Damian, shko ku të duash, edhe në malin Atos po të shkosh, dëshmitar do të thirresh për Edi Ramën sepse është akti më flagrant i korrupsionit. I ka dhënë 225 mijë dollarë nga zyra e tij. Ato nuk ia ke dhënë ti, nuk them se ia ke dhënë ti. Por, po të pasur dijeni, ke dijeni të plotë për çdo gjë. Ndaj të garantoj se dëshmitarin e ke të sigurt, mos edhe më shumë. Më mirë pentito. Pra, miq, e shihni se si është shkallmuar. Prisni kur t’i bjerë tavolinës me kokë tani. Jo me grusht, me kokë. Kur nuk ke asnjë parim, kur je i aftë të kryesh çdo krim, del një ditë ajo.

Damian Gjiknuri: Sali me ty nuk ia vlen të bësh debate të vjetra. Sa herë del ndonjë akuzë, del gjithmonë diçka e lidhur me ty. Ta kam thënë aty jashtë “të kujtohet Xhejms Trafikani?. Po the, ma fute”. Unë nuk kam problem fare, dëshmoj kudo, kam dëshuar por e vërteta qëndron në tjetër vend. Ti je shqetësuar për negociatat jo të mira që ke bërë me mua nëpërmjet përfaqësuesit tënd, këtë nuk di ta them. Kompleksi i Xhejms Trafikantit do të përsëritet për herë të dytë. Mos mbaj shpresa te gjera që nuk ke siguri.

3 MUAJ ME PARE

Shtyrja e afatit të ID-ve për diasporën! Hoxha: T’u japim mundësinë të votojnë

UBT 'ndez' Kuvendin! Bardhi: Rektori të shkarkohet! Miratohet
Ervin Hoxha

TIRANË-Në Kuvend po diskutohet për pr.ligjin që parashikon shtyrjen e afatit të dokumenteve biometrike të skaduara për emigrantët shqiptarë. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi pr.ligjin, ku tha se prek 520 mijë votues që ndodhen jashtë territorit shqiptar dhe se kjo është një mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha: Po sjellim në seancë për miratim pas diskutimeve në komisionet dy akte normative që zgjaten afati i vlefshmërisë për letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën deri në fund të maji 2025 që diaspora të votojë dhe të ushtrojë të drejtën e votës për 11 majin. Këto janë hapa ta domosdoshme për garantimin e votës për çdo qytetar. Vota është themeli i demokracisë dhe shtyllë e një shoqërie të lirë. Nuk mund të lejojmë që vështirësitë e rinovimin të bëhen pengesë për pjesëmarrjen në zgjedhje. Diaspora jep kontributin për vendin. Nuk janë vetëm qytetarë të Shqipërisë por ambasador. Detyra jonë të bëjmë çka është e nevojshme për përfshirjen e tyre në çdo vendimarrje. Me këto akte përcjellim mesazhin që shteti amë mbetet i përkushtuar për të drejtat e qytetarëve kudo që jetojnë. Miratimi mundëson pjesëmarrje të gjerë për qytetarët jashtë republikës që do regjistrohen në platformën e KQZ. Kompania e prodhimit të dokumenteve po vijojnë punën me shtetas jashtë vendit. Numri i shtetasve shqiptarët me të drejtë vote që u ka kaluar afati ose që i skadon deri në 11 maj është 520 mijë shtetas. Edhe KQZ iu drejtua Këshillit të Ministrave me qëllim shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç pa dallim ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet. Kemi detyrim tu ofrojmë ndihmë dhe të mbrojmë të drejtat e shtetasve tanë. Këshilli i Ministrave propozon që afati i vlefshmërisë s ID dhe që mbaron deri  në 11 maj të zgjatet deri në 30 maj. Për të përmbushur vendimin historik që diaspora të ketë mundësi për herë të parë të votojë jashtë vendit.

3 MUAJ ME PARE

Propozimi i Berishës në Kuvend: Ligji për desorifikimin është emergjencë kombëtare

UBT 'ndez' Kuvendin! Bardhi: Rektori të shkarkohet! Miratohet
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar në Kuvend që të bëhet një ligj për desorosifikimin e Shqipërisë, duke theksuar se është emergjencë kombëtare. Berisha u shpreh se ky ligj duhet bërë me emergjencë para zgjedhjeve të 11 Majit, duke paralajmëruar socialistët “pranojeni si e keqja më e vogël, ai do të bëhet pas zgjedhjeve do ju dhembë shumë”.

Sali Berisha: Siç e shihni, një tërmet i madh politik ka ndodhur në botë dhe ju nuk mund të bëni të paditurin. Nuk mund të fshiheni sepse ky tërmet ka pasur pasqyrime apo reflektimin më të madh pas SHBA në Shqipëri. Ky tërmet është përmbysja e sorosizmit dhe ekstremit të majtë në SHBA, por që pati reflektime të tmerrshme edhe në këtë vend. Ju kërkoni ta kaloni në një kohë kur atje, në atë vend, çdo ditë presidenti firmos zinxhir dekretesh për desorosifikimin e SHBA, ju vazhdoni të bëni sikur do mund t’i mbani ato në këmbë. Të mbani në këmbë akte, qëndrime, të cilat janë në armiqësi të plotë jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjitha vendet e lira, me të gjitha vendet që aspirojnë të mbeten të tilla. Ndaj me urgjencë ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është një emergjencë kombëtare. Është më mirë të behet tani se sa kur ta bëjmë ne fill pas zgjedhjeve se do thoni po na persekutoni. Por unë u garantoj se do ketë të njëjtën peshë me ligjin që do bëhet për dekomunistizimin. Pra, më mirë të bëjmë një ligj tani. Sepse ju e dëgjuat mbrëmë Kongresin e SHBA. Nuk janë më tash vetëm tre organizatat më të mëdha në botë partiake, por është institucioni themelor i demokracisë, ku ju u cituat për akte antidemokratike dhe për plaçkitje të fondeve të SHBA. Prandaj dhe ligjin pranojeni më mirë si e keqja më e vogël për ju, se ai do bëhet pas zgjedhjeve, u garantoj se do u dhembë shumë. Më mirë tani se pas zgjedhjeve.

3 MUAJ ME PARE

'Avokati i Popullit dhe kreditë e këqija', Tabaku: S'po marrim përgjigje nga PS! Peleshi: Të diskutojmë

UBT 'ndez' Kuvendin! Bardhi: Rektori të shkarkohet! Miratohet
Jorida Tabaku dhe Niko Peleshi

TIRANË-Seanca plenare nisi me debate, ku palët s'kanë ende dakordësi për Avokatin e Popullit. Deputetja e opozitës, Jorida Tabaku, akuzoi mazhorancën se nuk po i përgjigjet propozimeve dhe kërkesave të saj në kalendar, nga ai i seancës së kaluar për Avokatin e Popullit, Besim Ndregjoni, deri tek 60 propozimet e projektligjeve nga deputetët e opozitës prej vitit 2021, që nuk futen në diskutim dhe as për votim. Tabaku deklaroi se opozita pret përgjigje për disa propozime që janë bërë më herët si skandali i kredive të këqija dhe investimet strategjike.

Jorida Tabaku: Opozita ngriti dy shqetësime. Votimi i Avokatit të Popullit. Propozuam Besim Ndregjonin dhe pritëm nga mazhoranca diskutimin e propozimit, siç e ka tradita dhe procesi, që Avokati i takon opozitës. Opozita pret përgjigje për propozimin e saj e të zhvillohen diskutime mes grupeve parlamentare, opozita ka qenë në pritje nga PS që të diskutonin për propozimin e Ndregjonit. Në kalendar ka propozime nga viti 2021 nga Agron Duka dhe deri së fundmi nga kolegë të tjerë. Kemi kërkuar që propozimet e ligjeve të deputetëve të kalohet e diskutohet. Nuk doni votojini kundër, por nuk mund t’i lini 60 projektligje në radhë në kalendar. Unë kam bërë dy propozime vetë, si për skandalin e mikrokredive dhe investimet strategjike, por nuk u mor asnjë masë. Shpresoj që në këtë sesion të fundit të reagoni, edhe pse besoj se ju nuk do i miratoni, po për hir të punës së kolegëve kalojini në seancë.

Në përgjigje kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi u shpreh se Partia Socialiste nuk është kundër asnjë emri dhe kërkon të diskutojnë.

Niko Peleshi: Vetëm sqarim. Siç ju thashë në konferencën e kryetarëve. E kam thënë publikisht jemi të gatshëm skemi kundështim të vijojmë traditën mbi bazën e propozimeve tuaja. Të diskutojmë dhe të vendosim nuk jemi kundër asnjë emri. Se kush po pret kë, ju them hapur i kam kërkuar kryetari të grupit të PD të vijojmë me këtë çështje.

Poll

MOS HUMB