LIVE UPDATES

“Lista e zezë” e Nuredin Dumanit, 'pentito' rrëfehet sërish. Enver Diva: 2 politikanë të paguan për të vrarë Talo Çelën?

➤ Nuredin Dumani duket se ka edhe më për të treguar! ➤ I penduari i drejtësisë ka dalë sërish për të dëshmuar në sallën e gjyqit lidhur me dosjen "Plumbi i artë". ➤ Dumani ka rrëfyer edhe njëherë për njohjen dhe konfliktet me Talo Çelën. ➤ Po ashtu, pretendon se i vëllai, Bujar Çela ishte gjithashtu i përfshirë në krimet e të vëllait. ➤ Dumani ka pohuar në sallë se Talo Çela kishte dashur që ta vriste, ndaj kishte reaguar ai i pari. ➤ Por i arrestuari për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, Enver Diva i tha se kishte marrë 2 çanta me para nga 2 politikanë për të vrarë Talo Çelën. ➤ Diva nuk përmendi emra, ndërsa Dumani i mohoi pretendimet e tij. ➤ Më pas, me detaje tregon edhe takimin e parë dhe njohjen me Erjon Alibejt dhe paktit me të. ➤ Takimi ishte lënë për t'u sqaruar se ai nuk kishte lidhje me vrasjen e të vëllait, Endrit Alibej. ➤ Por kishte përfunduar duke nxjerrë një listë me persona për t'u vrarë. ➤ Aty është bërë pakti që të luftonin se bashku armiqtë e tyre. ➤ Për herë të parë, Dumani paralajmëron edhe për ato që përmban aplikacioni "Matrix".

7 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

Nga 'Covid19' tek 'Toto Rina'/ Nuredin Dumani zbulon pseudonimet që ka përdorur 'Sky ECC'

“Lista e zezë” e Nuredin Dumanit, 'pentito'
Nuredin Dumani

TIRANË-I penduar i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar edhe ditën e sotme (25 shkurt), dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me organizatat kriminale dhe vrasjet me pagesë. Dumani ndër të tjera ka treguar edhe pseudonimet e përdorura në platformën 'Sky Ecc'. 

Avokati: Sa pin-e ke pasur në SKY? Cilat ishin pseudonimet?

Dumani: Kam pasur disa pine. Pseudonimet kanë qenë: Covid19, Alcatraz, Toto Rina. Vetëm në Sky kam përdorur Covid19 dhe Toto Rina.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen 'Plumbi i Artë' përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

PLAS në gjyq! Enver Diva-Dumanit: Pse s’tregon për çantën me lekë që të dhanë 2 deputetët për vrasjen e Talo Çelës?

“Lista e zezë” e Nuredin Dumanit, 'pentito'
Nuredin Dumani dhe Talo Çela

TIRANË- Enver Diva, një nga të arrestuarit për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, ka bërë një deklaratë "bombë" në sallën e gjyqit për dosjen "Plumbi i artë". Në fjalën e tij, Diva duke u përballur me të penduarin e drejtësisë, Enver Diva pretendon se Nuredin Dumani ka marrë para nga dy politikanë për të ekzekutuar Talo Çelën. Madje dhe i ka kërkuar llogari Dumanit se përse nuk i tregon këto detaje. Por Dumani pretendon të kundërtën duke theksuar se deklarimet e Divës janë të pavërteta.

Enver Diva: Nuredin Dumani takoi 2 biznesmenë dhe 2 deputetë në një lokal, i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë ‘e duam të vrarë’, pse nuk i tregon ky këto...?!

Nuredin Dumani: Nuk është e vërtetë kjo! Unë për vrasjen e vëllait të Talos nuk mora asnjë lekë, sepse u përfshiva për hakmarrje, pasi u vra Klevis Kapllani, lekët për vrasjen e Bujar Çelës i kanë sjellë të nesërmen në Vorë, me një makinë, pagoi Erjon Alibej.

Edhe pse e ka përmendur për herë të parë si fakt që dy politikanë e donin vrasjen e Talo Çelës, dëshmia e Divës mbeti me aq, pasi në asnjë moment nuk i përmendi emrat e tyre./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Përmendet për herë të parë “Matrix”, Dumani: Do ta shikoni kur të hapet, i ka SPAK PIN-et e mia

“Lista e zezë” e Nuredin Dumanit, 'pentito'
Nuredin Dumani

TIRANË-I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka vijuar edhe ditën e sotme dëshminë e tij në GJKKO, në lidhje me organizatat kriminale, vrasjet me pagesë, atentatet dhe sagën e krimeve. Në seancë Nuredin Dumani foli për herë të parë për zbërthimin e 'MATRIX', një tjetër aplikacion i koduar i rrjeteve kriminale. Dumani shprehet se në aplikacion i është dërguar një foto e një dosje hetimore, ku zbulohet lidhja e Xhuliano Hoxhës me grupin Çapja. I penduari i drejtësisë deklaron se i ka dhënë SPAK, pin-et dhe pseudonimet e tij dhe priten të zbardhen bisedat.

"Suel Çela me çoi në aplikacionin “MATRIX” me foto një procesverbal të një dosjeje hetimore, ku Xhulian Hoxha dilte lidhje e grupit Çapja. Do ta shikoni kur të hapet MATRIX. Kam pasur SKY ECC dhe Matrix, dolën pastaj edhe “BQ”, un i kam dhënë Prokurorisë gjithë pinet dhe pseudonimet e mia”, -tha ai.

Aplikacioni është përmendur edhe më herët nga Dumani në Prokurorinë e Posaçme në vitin 2022. Gjatë dëshmisë asakohe, ai tha se përmes këtij aplikacioni, komunikonte me kriminelët e tjerë ku dhe merrte porosi për të kryer vrasje. Dumani vuri në dijeni SPAK se u porosit të ekzekutoj pronarin e shkollës “Wilson” në Tiranë.

“Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej ‘nipçja’ dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do t’i jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix””,-ka thënë Dumani në dëshminë e tij.

Autoritetet franceze në bashkëpunim me ato holandeze “iu kanë hequr nga duart” kriminelëve aplikacionin “MATRIX”. Bisedat e zbardhura pritet të zbërthejnë ngjarje të shumta kriminale që janë zhvilluar pas mbylljes së Encrochat dhe SkyECC.  ZËRI ka mundur që të kontaktojë me zyrën e shtypit të Europol via telefonatë, dhe ka konfirmuar se gjuha shqiptare është një nga 33 që janë dedektuar nga autoritetet e huaja.

MATRIX, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021. Kështu nisi dhe hetimi! Shumë shpejt u zbulua se infrastruktura e kësaj platforme ishte më komplekse se platformat që tashmë janë të njohura për publikun, Sky ECC dhe EncroChat. Në këtë rast, themeluesit e aplikacionit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt për t'u përdorur nga kriminelët./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i Bujar Çelës! Dumani rrëfen detaje: E mora Alibejn i thashë do e vras!

“Lista e zezë” e Nuredin Dumanit, 'pentito'
Nuredin Dumani dhe Bujar Çela

TIRANË-I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani rrëfyer në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Dumani ka rrëfyer se vrasja e Çelës ishte vendosur ditën kur i kanë vrarë shokun e fëmijërisë, Klevis Kapllanin. Dumani ka treguar se ia dinte lëvizjet dhe se ku e pinte kafen çdo ditë. Këto informacione, Dumani tha se ia siguronte Elio Bitri.  

Nuredin Dumani: Ishte vendosur me herët. Ato ditë po shikonim ku rrinte Dine Çami. Si duket ai i kishte marrë masat. U vendos kur u vra shoku im i fëmijërisë, Klevis Kapllani, më 15 shtator, në mos gaboj. Vendosja mjetet e punës te shtëpia e tij, pasi e njihja mirë zonën. Më njoftoi Enver Diva se e kishin vrarë Kapllanin. Dola nga shtëpia e Arjan Spahiut dhe kam shkuar aty afër me Enverin dhe Xhixhën. Kaluam afër. E pamë makinën të qëlluar me plumba. Ikëm deri në Rrogozhinë dhe kur u kthyem mora Alibeajn dhe i thamë se do e vrisja Bujar Çelën. Më 16 në darkë, mos gaboj, shtator, u bëmë gati morëm 2 makinat që kishim në disponim, të dyja të vjedhura. Pritëm jashtë atë natë. Unë nuk kisha fjetur fare, që kur u vra Klevisi. Unë i dija lëvizjet e Bujarit. Nga Elio e dija se ku pinte kafe çdo ditë. Unë nuk i shkova te shtëpia, por afër qëndroi Enver Diva dhe Besian Xhixha. Unë nuk doja të afrohesha në zonë. U duk sikur ranë në sy dhe lëvizëm drejt Cërrikut. Unë u thashë “ore ai do dali për kafe”. U kthyem dhe pasi furnizova mjetin me karburant shkuam dhe e gjetëm atje tek kafja.

Bujar Çela u vra më 17 shtator të vitit 2020, ndërsa edhe në seancën e 16 janarit të këtij viti, Dumani tha se shkak ishte bërë vrasja e mikut të tij Klevis Kapllani, i cili u ekzekutua më 15 shtator. Vrasja e Kapllanit dyshohet se ishte kryer nga Talo Çela dhe vëllezërit Manhasa. Si pasojë, Dumani vendosi të hakmerret ndaj Talos duke i vrarë vëllain.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen 'Plumbi i Artë' përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

'Shkoza më ndiqte për të më vrarë', Dumani: S’kishim radhë vrasjeje, Ramazani u bë i pari

“Lista e zezë” e Nuredin Dumanit, 'pentito'
Nuredin Dumani dhe Emiliano Ramazani

TIRANË-I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka vijuar edhe ditën e sotme dëshminë e tij në GJKKO. Dumani ndër të tjera shpjegoi edhe se si pikasi se ndiqej nga kundërshtarët, me qëllim që të ekzekutohej.

Dumani: Kisha informacion se Dorian Shkoza më vëzhgonte për të më vrarë. Do fillonim ekzekutimet nga Durrësi, pastaj në Elbasan. Vëllezërit Çopja ishin në Elbasan dhe Altin Ndoci ishte në Tiranë, prandaj vendosëm të nisnim nga Durrësi.

Avokati: Kur e vendosët vrasjen e Emiliano Ramazanit?

Dumani: Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për t’u vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eliminohej. Emiliano Ramazani u bë i pari. Në Elbasan unë informacion merrja veç nga Elio Bitri. Emiliano Ramazani shkonte në një palestër në Elbasan. Kishim informacion të brendshëm nga aty. Alibejt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Çelën dhe Emiliano Ramazanin.

Avokati: Kush të ndihmoi në vrasjen e Ramazanit?

Dumani: Informacion merrja nga Alibej, por kisha edhe Henrik Hoxhën, që dinte lëvizjet dhe makinat e Emiliano Ramazanit. Ne kishim informatore një instruktor palestre. Ajo na jepte informacion me telefon për lëvizjet e tij, kur ikte nga palestra.

Avokati: Kush e mori vendimin për vrasjen e Rigers Runajt?

Dumani: Erion Alibej e mori.

Vrasja e Runajt dhe Ramazanit

Vrasja e Runajt dhe Ramazanit ka ndodhur në vitin 2020 në Elbasan. Gjykata ka dhënë një dënim edhe më të rëndë, nga se ka kërkuar Prokuroria e Posaçme. Kjo e fundit kishte kërkuar 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 për Euglent Halilin.  Emiljano Ramazani u vra më datë 20 korrik 2020. Ai u ekzekutua poshtë shtëpisë, kur po markonte makinën e tij. Autorët e vrasjes ishin tre persona, ku njëri ka qëlluar me breshëri automatiku. Vrasja e Ramazanit dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh, pas mosmarrëveshjeve për drogën. Pak ditë pas kësaj vrasje, është gjetur i vdekur dhe miku i Ramazanit, Regis Runaj, 23 vjeç. Ai ishte vrarë më thikë dhe trupi i pajetë i është gjetur pranë varrezave të qytetit, në një rrugë të braktisur.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen 'Plumbi i Artë' përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Deshi të ekzekutojë vëllanë tim! Dumani zbërthehet: Vendosa të vras Talo Çelën, bëra pakt me Alibejn

“Lista e zezë” e Nuredin Dumanit, 'pentito'
Nuredin Dumani dhe Talo Çela

TIRANË-I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar të rrëfejë krimet deri tek konfliktet me Talo Çelën. Dumani ka treguar momentin se kur vendosi të hakmerrej ndaj Talo Çelës. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, gjithçka filloi pasi Altin Ndoci tentoi të vriste vëllain e tij, por ju bllokua arma. 

Avokati Hasa: Në cilin moment vendosët të hakmerreshit drejt vrasësve të vëllait të Alibeaj?

I penduari Dumani: Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin doja të vriteshin ata, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Altin Ndoci deshi të vrasë vëllanë tim, por ju bllokua arma. 

Avokati Hasa: Kur u bë kjo bisedë?

I penduari Dumani: Pasi qëndruam 2-3 orë. Që herën e parë.

Avokati Hasa: Keni thënë që hartuat një listë?

I penduari Dumani: Unë shkova të takoja Alibejn për të negociuar për të vrarë Talo Çelën dhe Altin Ndocin, nuk doja t’i vrisja këta me dorën time. Doja t’i vriste Erjoni me njerëzit e tij. Pas takimit me Erjonin ndryshoi gjithçka dhe vendosëm të dy që të eliminonim kundërshtarët. Unë kisha parë lëvizjet e Dorian Shkozës. E shikoja që më vinte pas me makina të ndryshme. Franc e Hajdar Çopja nuk ishin aty. Kel Kamami nuk ishte aty.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen 'Plumbi i Artë' përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

'Plumbi i Artë', Nuredin Dumani në gjyq: Me Alibejn bëmë listën e atyre që duhet të vrisnim

“Lista e zezë” e Nuredin Dumanit, 'pentito'
Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dalë sërish në gjyq. Sot, në dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka treguar për marrëdhënien e tij me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Erjon Alibej. Në procesin për “Plumbi i Artë”, Dumani i është përgjigjur edhe sot pyetjeve të avokatëve të të pandehurve. Edhe njëherë ka treguar sesi është njohur me Talo Çelën dhe sesi më pas kishte rënë në kontakt me Erion Alibejn.

Dumani pretendon se Alibejn nuk e kishte takuar me qëllimin për të vrarë njerëz, por kishin përfunduar duke bërë një listë me "armiqtë" e përbashkët që donin t'i hiqnin qafe.  

“Në fillim për Erion Alibeaj më ka vënë në dijeni Elio Bitri, se ai po interesohej për mua. Jemi takuar disa herë me Bitrin. Më tha që Erion Alibej mendon se ju keni gjuajtur. Unë e mohova, se nuk kisha lidhje. Unë duke qenë i sigurt që nuk kisha lidhje dhe as vëllai kam kërkuar takim. Elio komunikonte me Arjan Spahiun, që nuk ishte në Shqipëri në atë kohë. Më ka kërkuar Elio një natë. Erdhi Elio më mori. Takuam Arjan Spahiun, njeri i afërm i Alibejt, për të sqaruar që nuk isha unë personi që ka qëlluar në drejtim të vëllait të tij dhe familjarëve. Më bëri kontroll fizik, pasi do takonim mikun e tij. Me një Mercedes shkuam tek një pallat ku takova Erion Alibeajn. Kur kam takuar Erjon Alibejn nuk shkuam për të bërë pazare për vrasje. Unë shkova të takoja Alibejn për të negociuar për të vrarë Talo Çelën dhe Altin Ndocin, nuk doja t’i vrisja këta me dorën time. Doja t’i vriste Erjoni me njerëzit e tij. Pas takimit me Erjonin ndryshoi gjithçka dhe vendosëm të dy që të eliminonim kundërshtarët. Në takimin e parë që bëra me Alibejn, për më shumë se 2-3 orë hartuam një listë për personat. Pasi kisha marrë vesh që Talo Çela do na vriste dhe vendosëm me Erjonin që të godasim, i thashë do godasim nga Durrësi. Talo Çela donte të na vriste, më informoi dhe miku im Fatmir Troplini,"- rrëfeu Dumani në sallën e gjyqit.

Poll

MOS HUMB