LIVE UPDATES

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda 'Bujqësorit': 3 kompani morën 9 tendera! 24 masa sigurie

➤ Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë zbuluar skemën e abuzimeve me fondet e Universitetit të Bujqësorit të Tiranës. ➤ SPAK ka "prerë" 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të lartë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, por edhe anëtarëve të tjerë të stafit. ➤ Të gjithë akuzohen për manipulimin e tenderave publikë. ➤ Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje ligjore në procedurat e prokurimeve të vitit 2022, me vlerë rreth 90 milionë lekë. Sipas gjetjeve të hetimeve, dokumentacioni dhe tenderat janë zhvilluar me kritere të manipuluara vetëm për t’u përfituar nga operatorë ekonomikë të paracaktuar. ➤ Paratë për fondet i merrnin nga Agjenciaë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, pra tek AKSHI. ➤ Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, në bashkëpunim me të tjerë kolegët favorizuan për shpalljen fitues në 9 tendera, kompanitë: “Krijon” sh.p.k.; “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF”. ➤ Pas lajmit të masave të sigurisë, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se nesër, në mbledhjen e grupit socialist, do të jetë edhe rektori i UBK, Fatbardh Sallaku. ➤ Nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë rektori.

10 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Abuzime me tenderat dhe shpërdorim detyre, kush janë 24 zyrtarët në ‘lupën’ e SPAK (EMRAT)

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ekzekutoi 24 masa sigurie me urdhër të SPAK ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ata akuzohen për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”

Më konkretisht Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar:

Arrest me burg:

Edmond Tërthorja, administratori i UBT-së, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT-së, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Mehmet Qoshja, –  drejtor i prokurimeve, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Altin Murto, Drejtor i fondeve, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Piro Zoga, Zotëruesi i operatorit ‘Krijon shpk’, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, (katër raste).

Arrest në shtëpi:

Agim Sefa, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Arjan Buliqi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Serafin Skënderi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Ilir Kusi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Dritan Laçi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Azem Parllaku, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Artur Koleci, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Radion Dhromi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Blenard Spaho, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Tedi Proda, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Detyrim paraqitje:

Urdhërohet personi nën hetim Enkeleida Sallaku, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Urdhërohet personi nën hetim Klara Jahollari, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Urdhërohet personi nën hetim Ilir Kapaj, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Urdhërohet personi nën hetim Erjola Kopali, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Urdhërohet personi nën hetim Klea Lekocaj, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Urdhërohet personi nën hetim Romina Koto, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Urdhërohet personi nën hetim Bejgo Bizha, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Urdhërohet personi nën hetim Etleva Shore, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Urdhërohet personi nën hetim Rezearta Dervishi, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, regjistroi procedimin penal nr.13 më 21.10.2022, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”, parashikuara nga nenet 258, 259 dhe 244 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara rezulton se Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Njësisë “E” për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencitë Ligjzbatuese të tjera në vend, janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike. Nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë. Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, shtetasit; R.K., dhe I.K., me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, B.B., me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., me detyrë Administrator i UBT-së.

Veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave. Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; A.Ll, M.Q., A.M., E.S, K.J., A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A. P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., E.K., K.L., E.Sh., në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”. Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomik fituesë; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF” kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu. Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre).

Pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.9, datë 24.02.2025, ka vendosur: Të caktojë ndaj shtetasve: E.T.,* A.Ll.,* M.Q.,* A.M.,* masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal. Të caktojë ndaj shtetasit P.Z., masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste). Të caktojë ndaj shtetasve: A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A.P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet shtetasi A.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në Kashar, Yzberisht, Rr. “Ismail Qemali”, Nd. 18, H.67, Ap.7, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.B., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në Njësia Administrative nr. 3, Rr. “Bardhyl”, Nd. 4, H.5, Ap.17, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi S.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “Teodor Keko”, Nd. 305, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi I.K., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “E Dibrës”, Nd. 196, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi D.L., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Njësia Administrative nr. 7, Rr. “Frederik Shiroka”, Nd. 18, H.19, Ap. 11, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.P., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “Bajram Curri”, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.K., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Kashar, Yzberisht, Rr. “Faik Konica”, Nd. 32, H.56, Ap.10, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi R.Dh., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Njësia Administrative Nr. 1, Nd. 133/1, H.1, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi B.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Poliçan, Rr. “22 Gushti”, Nd. 9, H.1, Ap. 14, Skrapar.

-Urdhërohet shtetasi T.P., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Gjirokastër, Rr. “18 Shtatori”, Nd. 117.

Të caktojë ndaj shtetasve E.S.,* K.J.,*, I.K., E.K., K.L., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim E.S., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim K.J., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim I.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim E.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim K.L., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetases R.K., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim R.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetasit B.B., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim B.B., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetases E.Sh., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim E.Sh., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetases R.D., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).

-Urdhërohet personi nën hetim R.D., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimit e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” dhe t’i dërgojë në ambientet e paraburgimit si dhe të komunikojë dhe ekzekutojë masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, masa këto të caktuara me këtë vendim.

Në datën 25.02.2025, nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.9 datë 24.02.2025, të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vazhdojnë për fakte penale dhe veprime të kundraligjëshme të personave të tjerë.

Falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për hetimet paraprake të zhvilluara dhe ekzekutimin e masave të sigurimit.

Shënim për gazetarë:

*6 raste për E.T

*5 raste per A.Ll

*3 raste per M.Q.,

*2 raste A.M.,

*2 raste për E.S.,

*2 raste për K.J.,”, njofton SPAK.

Sipas SPAK, nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nesër, Rektori Fatbardh Sallaku do të flasë në orën 09:00 në mbledhjen e grupit parlamentar të socialistëve./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Cilat janë tre kompanitë e favorizuara nga UBT, morën 9 tendera me dokumente false

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda
Dokumentet

TIRANË- Tre janë kompanitë që kanë përfituar tendera me kritere të manipuluara nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Bëhet fjalë për kompaninë “Krijon” që zotërohet me 70% të aksioneve nga Piro Zoga dhe 30% të aksioneve nga Bifrost Holding; “Zero Group” që zotërohet nga Arnold Kadiudhe “Malvina Visoka” që zotërphet nga Malvina Visoka.

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda
Malvina Visoka

Sipas SPAK zyrtarët e UBT favorizuan dhe krijuan kushte në shpalljen fitues në 9 tendera të këtyre tre operatorëve ekonomik, duke siguruar oferta ekonomike false.

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda
Zero Group

“Në 9 tenderë 3 kompanitë siguruan oferta ekonomike false në emër të shoqërive tregtare të tjera. U bë fryrja e fondit limit pa bërë asnjë studim tregu,”- thuhet në njoftim.

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda
Krijon

Çfarë po ndodh në UBT?

Deri më tani janë lëshuar 24 masa sigurie me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në pranga kanë përfunduar: Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet dhe Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike në universitet, Piro Zoga, Mehmet Qoshja, specialist për fondet. Në "arrest shtëpie" janë lënë: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda.

Sipas SPAK, nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nesër, Rektori Fatbardh Sallaku do të flasë në orën 09:00 në mbledhjen e grupit parlamentar të socialistëve.

4 MUAJ ME PARE

Një blender u ble 2500 euro, zbardhen DETAJE nga procedurat fiktive në UBT

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda
Blenderi

TIRANË- Një detaj i dalë nga dosja e Universitetit Bujqësor të Tiranës, zbulon se si bordi i UBT-së ka shpenzuar 2500 euro në blerjen e një blenderi. Ky detaj është publikuar nga Rigers Xhemollari në vitin 2022, i cili e ka risjellë edhe sot në vëmendje duke qenë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar 24 masa sigurie. 

Në postim shkruhet se Arta Dollani, kryetarja e Bordit të UBT-së, së bashku me administratorin Edmond Terthorja dhe stafin kanë listuar sikur kanë shpenzuar 2500 euro në një blender, vlera reale e të cilit është 250 euro.

Postimi:

1 Blender u ble 2500 euro ne UBT!

Lufta ndaj Korrupsioni duhet të jetë axhende e te gjithëve dhe një mbështetje e fortë për protestën e pagave të pedagogëve. PSE?

Sepse njeriu qe kontrollon tenderat e Universitetit është Administratori i tij. Adminsitratori zgjidhet nga Bordi i Adminsitrimit, ku shumicën në këtë Bord e ka Ministria e Arsimit. Pra 4 Anëtarët dhe Administratorët janë njerëz të afiliuar me qeverinë. Psh. Në Krye të Bordit të UBT është Arta Dollani, Drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa Adminsitrator Edmond Terthorja.

Arta, Edmondi dhe vartësit e tyre kanë blerë një Blender 2500 euro, ndërkohë që vlera e tij reale ka qënë 250 euro. Në UBT është magazinuar 100 000 euro plehra kimike vetëm më letra dhe jo realisht sipas prokurorise. Pra një korrupsion i pastër.

Po Ministrja e Arsimit a duhet të mbajë përgjegjësi për emërimet e saj në këto Borde? Ligji u’a ka hequr të drejtën e menaxhimit të parave stafeve akademike dhe ja ka kaluar këtë të drejtë njerëzve që nuk kanë lidhje me arsimin.

Prokuroria duhet të thërrasë si të pandehur edhe kokat drejtuese të Bordit të Adminsitrimit, ndërsa Pedagogët duhet të luftojnë fort që këto para të mos vidhen por të shkojnë për kërkim real shkencor, për paga dhe mbështetje për artikujt dhe konferencat e tyre.

Çfarë po ndodh në UBT?

Deri më tani janë lëshuar 24 masa sigurie me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në pranga kanë përfunduar: Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet dhe Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike në universitet, Piro Zoga, Mehmet Qoshja, specialist për fondet. Në "arrest shtëpie" janë lënë: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda.

Sipas SPAK, nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nesër, Rektori Fatbardh Sallaku do të flasë në orën 09:00 në mbledhjen e grupit parlamentar të socialistëve.

4 MUAJ ME PARE

Si nisën hetimet tek Universiteti Bujqësor, SPAK: E gjitha u zbulua nga telefonatat...!

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda
Foto ilustruese

TIRANË- SPAK ka zbuluar detaje të reja lidhur me aksionin e zhvilluar në Universitetin e Bujqësorit. Sipas njoftimit zyrtar të bërë me dije nga Prokuroria e Posaçme, hetimet janë nisur nga vëzhgimet që ka bërë Policia e Shtetit. Duket se kanë qenë këta të fundit që kanë vënë në "lëvizje" SPAK.

Hetimi në lidhje me dosjen kishte nisur përpara një viti dhe për të nxjerrë prova, janë përdorur edhe përgjimet telefonike nga celularët e personave të stafit pedagogjik. Më pas, nga administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, SPAK ka arritur që të zbulojë se nga 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, kapën vlerën e 90 milionë lekëve./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

DOKUMENTI/ Si rektori-ekonomisti Sallaku i kaloi 4 mld lekë kompanisë së Valter Begajt, biznesmenit të arrestuar me kreun e ARRSH-së

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda
Fatbardh Sallaku, Valter Begaj

TIRANË- Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku është një nga 24 emrat që rezulton të jetë në listën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Mirëpo të qenit rektor, nuk ishte i vetmi angazhim për Sallakun. ZËRI ka mësuar se Sallaku rezulton i punësuar edhe si ekonomist në kompaninë “Net Group”, që rezulton të jetë në pronësi të Valter Begajt, biznesmen dhe ortak i Evis Berberit, drejtori i ARRSH-së që u vu në pranga për korrupsion dhe pastrim parash.

Vetë Begaj rezulton të jetë personi kyç që ka shërbyer për të pastruar paratë e përfituar përmes tenderave të paligjshëm nga kreu i ARRSH-së.

E njëjta kompani, “Net Group”, (ish "B-VAAL ENGINEERING"), e cila rezulton që të jetë dhe kompania që ka fituar tenderat në mënyrë jo të ligjshme nga ana e Berberit.

Më pas këto të ardhura dërgoheshin te kompania tjetër e Begajt, kompania DAAM, e cila sipas SPAK vijonte që të kontrollohej po nga Berberi, pavarësisht shitjes fiktive që ai i kishte bërë aksioneve.

E njëjta lojë siç duket është ndjekur edhe në rastin e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Duke qenë vetë Rektor, Sallaku i kalonte tendera kompanisë së Begajt, në të cilën punonte vetë si ekonomist.

Nga të dhënat e grumbulluara nga ZËRI, rezulton se në total vlera e transaksioneve ka qenë 4 milion e 500 mijë lekë, nga Universiteti Bujqësor tek Net Group.

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda
Transaksionet

Në total sipas SPAK, nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nesër, Sallaku do të flasë në orën 09:00 në mbledhjen e grupit parlamentar të socialistëve.

Deri më tani janë lëshuar 24 masa sigurie me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në pranga kanë përfunduar: Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet dhe Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike në universitet, Piro Zoga, Mehmet Qoshja, specialist për fondet. Në "arrest shtëpie" janë lënë: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Abuzimet me tendera tek Universiteti i Bujqësisë, SPAK: Morën 900 milionë lekë...

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda
Foto ilustruese

TIRANË- Përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve dhe vëzhgimet e bëra nga Policia e Shtetit kanë zbuluar një "skemë mashtrimi" në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur skemën e plotë të "abuzimeve" me tenderat që kapin vlerën e 90 milionë lekëve. SPAK ka zbuluar se Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike; të gjithë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ideuan projekte dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, pra tek AKSHI.

Brenda Universtitetit të Bujqësisë, "ideoeshin" projekte fiktive dhe pasi siguronin fondet nga AKSHI, kryesnin fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit. Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, personave; A.Ll, M.Q., A.M., E.S, K.J., A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A. P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., E.K., K.L., E.Sh., në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, Edmond Tërthorjan, krijonin kushtet për të favorizuar në shpalljen fitues kompanitë: “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”. 

"Në të gjitha procedurat e prokurimit, operatorët fitues kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu. Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre),"-bën me dije SPAK ndër të tjera.

GJKKO me kërkesë të SPAK ka lëshuar 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

-5 persona "arrest me burg": Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Piro Zoga

-10 persona "arrest në shtëpi": Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda.

-9 persona "detyrim paraqitje"

NJOFTIM PËR SHTYP:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, regjistroi procedimin penal nr.13 më 21.10.2022, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”, parashikuara nga nenet 258, 259 dhe 244 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara rezulton se Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Njësisë “E” për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencitë Ligjzbatuese të tjera në vend, janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike. Nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë. Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, shtetasit; R.K., dhe I.K., me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, B.B., me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., me detyrë Administrator i UBT-së.

Veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave. Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; A.Ll, M.Q., A.M., E.S, K.J., A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A. P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., E.K., K.L., E.Sh., në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”. Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomik fituesë; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF” kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu. Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre).

Pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.9, datë 24.02.2025, ka vendosur: Të caktojë ndaj shtetasve: E.T.,* A.Ll.,* M.Q.,* A.M.,* masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal. Të caktojë ndaj shtetasit P.Z., masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste). Të caktojë ndaj shtetasve: A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A.P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal. 

-Urdhërohet shtetasi A.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në Kashar, Yzberisht, Rr. “Ismail Qemali”, Nd. 18, H.67, Ap.7, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.B., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në Njësia Administrative nr. 3, Rr. “Bardhyl”, Nd. 4, H.5, Ap.17, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi S.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “Teodor Keko”, Nd. 305, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi I.K., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “E Dibrës”, Nd. 196, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi D.L., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Njësia Administrative nr. 7, Rr. “Frederik Shiroka”, Nd. 18, H.19, Ap. 11, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.P., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “Bajram Curri”, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.K., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Kashar, Yzberisht, Rr. “Faik Konica”, Nd. 32, H.56, Ap.10, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi R.Dh., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Njësia Administrative Nr. 1, Nd. 133/1, H.1, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi B.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Poliçan, Rr. “22 Gushti”, Nd. 9, H.1, Ap. 14, Skrapar.

-Urdhërohet shtetasi T.P., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Gjirokastër, Rr. “18 Shtatori”, Nd. 117.

Të caktojë ndaj shtetasve E.S.,* K.J.,*, I.K., E.K., K.L., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim E.S., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim K.J., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim I.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim E.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim K.L., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetases R.K., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim R.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetasit B.B., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim B.B., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetases E.Sh., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim E.Sh., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetases R.D., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).
-Urdhërohet personi nën hetim R.D., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimit e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” dhe t’i dërgojë në ambientet e paraburgimit si dhe të komunikojë dhe ekzekutojë masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, masa këto të caktuara me këtë vendim.
Në datën 25.02.2025, nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.9 datë 24.02.2025, të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vazhdojnë për fakte penale dhe veprime të kundraligjëshme të personave të tjerë.

Falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për hetimet paraprake të zhvilluara dhe ekzekutimin e masave të sigurimit.

Shënim për gazetarë:

*6 raste për E.T
*5 raste per A.Ll
*3 raste per M.Q.,
*2 raste A.M.,
*2 raste për E.S.,
*2 raste për K.J.,

*Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

4 MUAJ ME PARE

SPAK lëshoi sot 24 masa sigurie! Si BKH në 2023 i sekuestroi telefonin në Rinas rektorit të UBT

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda
Fatbardh Sallaku

TIRANË- Mbi 20 masa sigurie janë lëshuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për stafin dhe pedagogët e Universitetit të Bujqësorit për abuzim me tendera. Nesër rektori i UBT, Fatbardh Sallaku do të flasë në lidhje me ngjarjen në mbledhjen e grupit socialist. Por ky i fundit ka qenë vetë pjesë e një kontrolli të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në vitin 2023.

Asakohe SPAK kishte nisur një hetim në institucione të rëndësishme në vend, ku hetuesit e BKH-së kanë zbarkuar në Universitetin Bujqësor. Rektorit të UBT, Fatbardh Sallakut, iu sekuestrua telefoni duke u futur në aeroportin e Rinasit. Përveç tij u sekuestruan telefonat e tre dekanëve dhe shefit të financave.

Kontrollet u zhvilluan në kuadër të një hetimi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Burime për ZËRI-n bënë me dije se bëhej fjalë për çështje korrupsioni mes zinxhirit të punonjësve. 

Nuk dihet ende nëse urdhërarrestet e lëshuar sot janë një vazhdimësi e hetimit, ndërsa detaje të reja pritet të zbardhen nga një deklaratë zyrtare e SPAK./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

SPAK tek "Bujqësori", pedagogu: Hetim i vonuar! Nuk ka as kondicioner, karrigia më gris rrobat. Ku janë lekët?

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda
Lush Susaj

TIRANË-Pedagogu Lush Susaj ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme lëshoi 24 masa sigurie për stafin dhe pedagogët e Universitetit të Bujqësorit për abuzim me tendera. Susaj, i cili është pedagog në Universitetin e Bujqësorit prej 25 vitesh, foli për gjendjen duke u shprehur se laboratorët, baza prodhuese dhe pajisjet janë bosh. Ai u shpreh se në zyrë nuk ka as kondicioner dhe se prej 25 vitesh ka një karrige që i gris rrobat.

"24 masa janë shumë, ndoshta është veprimi vonuar. jam kryetar i sindikatës së pavarur të punonjësve të Universitetit dhe më prek shumë goditja e reputacionit të Universitetit. I bëj thirrje çdo studentë që të mbajë kokën lart sepse ata që kanë cenuar këtë Universitet nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë universitet. Gjendja në sistemin universitar kurrë nuk ka qenë më e ligë, më e dobët, më e ndyrë më e poshtër, i dedikohet komplet korrupsionit, nepotizmit politik mbi shkollat e universiteteve. Jam prej 25 vitesh pedagog. Nuk e di për çfarë tenderësh bëhet fjalë, por laboratorët janë bosh, baza prodhuese është bosh, pajisjet janë bosh, nuk kemi as kondicioner në zyrë, një karrige që kam tash e 25 vite, është e grisur më gris rrobat. Një printer nuk kam për të printuar letra, letra nuk kemi, gjithçka e ka investuar shtetit, por në universitete ka marrë fund gjithçka. Studentët në praktika nuk dalin, ku janë lekët? SPAK ka vepruar dhe inkurajon drejtësinë, qoftë i nderuar kushdo që ndërhyn, por lus Zotin që secili të gjykohet në të drejtën e ligjit”, tha pedagogu Lush Susaj për EuroNews.

SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Raportohet se janë lëshuar 5 masa arrest me burg, 10 arrest në shtëpi, 9 detyrim paraqitjeje. Dyshohet për abuzim me tenderat./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Arrestimet e SPAK në Universitetin Bujqësor, Rama: Masa pa gjyq! Rektori flet nesër në grupin e PS

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reagur lidhur me masat e sigurisë që janë marrë për stafin dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Rama i konsideron masa pa gjyq për një procedurë të disa viteve më parë.

Kreu i qeverisë njofton se nesër në orën 09:00, Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku në lidhje me hetimin.

Edi Rama: Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030.

SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Raportohet se janë lëshuar 5 masa arrest me burg, 10 arrest në shtëpi, 9 detyrim paraqitjeje. Dyshohet për abuzim me tenderat./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Abuzime me tenderat! SPAK lëshon 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës (EMRAT)

Abuzim me 90 milionë lekë/ SPAK zbulon "SKEMËN" brenda
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Raportohet se janë lëshuar 5 masa arrest me burg, 10 arrest në shtëpi, 9 detyrim paraqitjeje. Dyshohet për abuzim me tenderat. 

Arrest me burg:

1. Edmond Tërthorja,
2. Amarildo Lleshi,
3. Mehmet Qoshja,
4. Altin Murto,
5. Piro Zoga,

Arrest shtëpie:

1) Agim Sefa,
2) Arjan Buliqi,
3) Serafin Skënderi,
4) Ilir Kusi,
5) Dritan Laçi,
6) Azem Parllaku,
7) Artur Koleci,
8) Radion Dhromi, i
9) Blenard Spaho,
10) Tedi Proda,

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB