Rama-SPAK: Prokuroria si redaksi lajmesh! Ndani shapin nga sheqeri mos u merrni me deklaratat e mia

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste kërkoi nga drejtësia një pushtet të pavarur. Në fjalën e tij Rama iu drejtua me një sugjerim prokurorëve të SPAK, ku kërkoi të bëjnë punën e tyre dhe mos merren me deklaratat e tij. Kreu i qeverisë e krahasoi SPAK me një redaksive të lajmeve, portaleve, kanaleve televizive me gazetarë specialë që tundin dosjet me kërcënime dhe jo një institucioni të pavarur që do të bëjë drejtësi.
Edi Rama: Zonja e drejtësisë e ngritëm ne, i mungon peshorja dhe i ka sytë jo të mbyllur, por i ka sytë me gjak. Pikërisht pse i ka sytë me gjak. Ne kemi arritur të shikojmë arsyetime gjykatësish që thonë me shkrim, populli kërkon dënim më të madh për X dhe Y sepse populli ka mosbesim. Ndodh që bufi, zhabat, bretkosat dhe vemjet insektet kërmijtë, këtë shpatën që ja kemi dhënë në dorë kësaj zonjës, e shohin si të vetmen armë për të na luftuar ne dhe për të na goditur e larguar nga detyra. Të vetmen. Si shpjegohet që nga një anë kërkojnë t’i presin kokën dhe nga një anë i çojnë denoncime për ta nxitur të ngrejë shpatën kundër nesh. Dhe zonja i kë katër me gjak. Zonja ndjek mediat se ndjehet se ka një shpatë me të cilën duhet të presë kokat që populli të dojë vetëm zonjën. Këtë drejtësi të kësaj zonjës e kanë bërë jakobinët por këtu në Shqipëri jo. Zonja duhet të mbylli sytë mos të shohin as kush është ky as kush është ai. Të shohin provat dhe të ndajnë shapin nga sheqeri. Kam një sugjerim për prokurorët e SPAK, më vend të merren me deklaratat e mia të bëjnë punën e tyre. Ti dëgjojnë këto si kritika dhe si shqetësime konstruktive. Për ne, për mua dhe PS, SPAK rron 1 mijë vjet dhe nuk i vjen e keqja nga ne. Të mos i ndjekin mediat sikur janë parti politike dhe të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë, të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore sikur janë redaksi gazetash protalesh kanalesh dhe të bëjnë punën e tyre. Kur të kapin korrupsion, atë shpatën, ta hapin krahun më gjithë forcën, korrupsion ama. Nuk mund ta pranojmë që SPAK është redaksi lajmesh me gazetarët që tundin dosjet para se ta marrin lajmin vetë ata që janë akuzuar./ZËRI
“Prano këtë ose do e hash më keq”/ Rama: SPAK intimidoi nënën me dy fëmijë, informova Manjën

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka raportuar një rast intimidimi nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Teksa fliste në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se një nënë me dy fëmijë është përballur me presion nga ana e prokurorëve të SPAK. Ai gjithashtu shtoi se për këtë ngjarje ka informuar dhe Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.
“Intimidohen atje si persona në dijeni, pa ju dhënë as status vetëm e vetëm që të mos marrin avokatin. Se nuk dua të flas më tepër, kam informuar Ministrinë e Drejtësisë për një intimidim tjetër, një rast mjaft i rëndë i një nëne me dy fëmijë që i kërkohet të pranojë diçka që s’ka bërë. I thuhet ose prano këtë ose do e hash më keq, se sa ata që duhet t’i zhytësh brenda. Më fal, ku jemi këtu? Dhe e fundit fare, po kostot financiare të gjithë kësaj, a duhet t’i kemi parasysh apo jo? Çfarë po paguajnë shqiptarët për këtë përpjekje? Kur paguan një prokuror më shumë se Presidentin e Republikës, do të duhet të kërkosh standarde dreqi e mori,”- tha kreu i qeverisë./ZËRI
'Hetimin në UBT e ka nisur SHIK', Rama: Paraburgimet po bëhen me një të rënë të lapsit

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ka komentuar 24 masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Rama u shpreh se hetimi ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit dhe kërkoi ti shkohet deri në fund. Kreu i qeverisë ka kritikuar SPAK dhe GJKKO, duke u shprehur se po bëhen paraburgime me një të rënë të lapsit dhe noterizime në Gjykatën Speciale.
Edi Rama: Hetimin në UBT e ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit. Nuk ndodh që nëse një dege pranë meje i ka hyrë miza unë të ndal krasitjen. Por fakti se SHIK dhe policia kanë nisur një hetim që më pas ka kaluar te SPAK, flet për faktin që nuk kontrolloj insitutcionet. Une kam asgjë kundër hetimit, përkundrazi ti shkojnë deri në fund, por keto paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe noterizimet në Gjykatën Speciale, nuk i pranoj më dhe jam i bindur që shqiptarët që nuk janë të verbër mendojnë kështu.
GJKKO me kërkesë të SPAK ka lëshuar 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga. Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje" për Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj (zëvendësrektor), Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto (zëvendësrektore), Bejo Bizhga, Etleva Shore dhe Rezearta Dervishi. SPAK ka arritur që të zbulojë se nga 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, kapën vlerën e 90 milionë lekëve./ZËRI
Arrestet te Bujqësori/ Rama: A thua se SPAK u fut në fshatin e Corleones, këto i bën vetëm antimafia në Itali

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar 24 masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Rama u shpreh në lidhje me operacionin se forcat speciale shkuan në UBT “a thua se u fut në fshatin e Corleone”. Sipas kreut të qeverisë të marrësh 24 masa sigurie është një tronditje për universitetin dhe t’i japësh 'një shqelm' marrëveshjes së bërë me austriakët.
Edi Rama: Nuk është rasti që jemi problem për komunitetin e torturës. Nuk mund të jemi krenar për këtë. Më mirë 10 të fajshëm jashtë se 1 i pafajshëm në burg. Drejtësia nuk mund t’i bjerë më qafë askujt pa lidhje. Të marrësh 24 masa sigurie, të tronditësh një universitet të tërë dhe t’i japësh një shqelm një marrëveshje të bërë. Kam shkuar unë si lyps te shkallët e universitet të Bokus. Më tha je i pari kryeministër që vjen këtu, ju luta hajdeni në Shqipëri të bëjmë një universitet austriak. Sot ai zotëria që ishte rektor punon për universitetin tonë. Në Kamëz do bëhet universiteti i Vjenës. Si i shpjegohet austriakëve që merren 24 masa për barburgim a thua se u fut në fshatin e Corleones. Këto i bën prokuroria antimafia në Itali.
GJKKO me kërkesë të SPAK ka lëshuar 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga. Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje" për Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj (zëvendësrektor), Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto (zëvendësrektore), Bejo Bizhga, Etleva Shore dhe Rezearta Dervishi. SPAK ka arritur që të zbulojë se nga 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, kapën vlerën e 90 milionë lekëve./ZËRI
Arrestimet te UBT/ Rama: Kush ka abuzuar do përgjigjet! Çfarë do mendojnë partnerët austriakë

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e Grupit të PS-së, pas rektorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku. Rama komentoi 24 masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Kreu i qeverisë u shpreh se 24 persona nën hetim janë shumë, duke shtuar se vetëm mund të mendohet se çfarë mendojnë partnerët austriakë të universitetit për kaq shumë masa sigurie.
Edi Rama: Unë jam siguruar që së pari nuk jeni një person në hetim. Nuk mund të japim hapësire dhe nuk mund të bëjmë dëgjesa me persona në hetim. Së dyti është mirë ta dinë të gjithë se ju para se të kandidonit i keni drejtuar SPAK me një letër dhe përgjigja ishte që mund të kandidosh. Lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet. Pa dyshim që gjëja e parë që mua më ka shkuar në mend kur kam marrë këtë lajm, është çfarë do të mendojnë partnerët austriak kur ta dëgjojnë. 24 veta masë sigurie, një numër marramendës për një çështje që ka dy a tre vjet dhe që s’ka asnjë lloj flagrance dhe arsye për të krijuar këtë goditje për një institucion të arsimit të lart. Aq më tepër që bëhet fjalë për fonde të kërkimit shkencor. Nëse ka pasur abuzime, duhet të përgjigjen deri në fund. Por 24 veta masë sigurie, është e mjaftueshme sa i përket konkretisht çfarë tha rektori dhe gjithë shqetësimi është për të dhënë një mesazh për prindërit, studentët dhe partnerët. Nuk ka arsye për të bllokuar punën. Rektorin e kemi pak demokrat është mirë ta lëmë të vazhdojë punën. Do doja të ndaja disa gjëra se shoh një përpjekje të madhe për të errësuar një të vërtetë që nuk duhet ta luajë topi. Kjo parti dhe shumicë qeverisëse, jemi të vetmit garant të reformës në drejtësi. Kur unë kam bërë me dije këtë dëgjesë ka pasur një sërë reagimesh dhe kam dy reagime që i kam këtu me vete. Njëri është i Afrim Krasniqit nga shoqëria civile i cili akuzon për shkelje kushtetuese dhe lidhore si akt politik këtë takim publik. E konsideron akt minus ndaj drejtësisë.
GJKKO 24 masa sigurie te UBT, Sallaku: Kam dorëzuar telefonin, drejtësia të bëjë punën e vet

TIRANË-Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku foli në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në lidhje me masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për anëtarët e stafit të UBT. Sallaku deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe telefonin e tij e ka dorëzuar në SPAK.
Rektori apeloi që puna e nisur nga Universiteti për reformat dhe projektet me Universitetin e Boku në Vjenë të mos pengohej pasi penalizoheshin stafi akadamik dhe studentët, ku flitet për njohje edhe të këtij arsimi në arenën ndërkombëtare.
Sallaku: Unë kam qenë subjekt i marrjes së telefonit unë kam qenë i gatshëm e kam dhënë s’kam asgjë për të fshehur kemi dhënë të gjitha dokumentacionet e kërkuara, unë dua edhe një herë të siguroj sepse ky është qëllimi kryesor ju garantoj që unë nuk jam këtu për politikë dhe me kryeministrin kemi folur disa herë, kemi shkëmbyer jo debate por koncepte, asnjëri nuk e besonte që do të vinte një ditë që do ulej në tavolinë me universitetin Boku të Vienës, kemi filluar këtë lloj bashkëpunimi jemi të gatshëm por do të doja shumë që i gjithë fokusi të mos merrej me anësoret por thelbin ky universitet i duhet Shqipërisë, prindërit duhet të qetësohen, në shtator do të shkojmë me një ofertë të re akademike. Stafi është i përkushtuar shpresoj që personat të gjejnë të gjitha energjitë, është shqetësim i madh por shpresoj që çdo njeri të pastrojë imazhin jam shumë besimplotë, për këtë drejtësia të bëjë punën e vet, i gatshëm për të siguruar çdolloj informacioni. Shpresoj që ky proces të mbarojë në të mirën tonë të përbashkët, të mos dalë asgjë nga konteksti.
GJKKO me kërkesë të SPAK ka lëshuar 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga. Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje" për Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj (zëvendësrektor), Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto (zëvendësrektore), Bejo Bizhga, Etleva Shore dhe Rezearta Dervishi. SPAK ka arritur që të zbulojë se nga 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, kapën vlerën e 90 milionë lekëve./ZËRI
Abuzimi me 90 mln lekë! Rektori i UBT: Pedagogët janë të ndershëm. Rama: S'do pranojmë më arrestimet pa gjyq
UBT në 'lupën' e SPAK, rektori: S’mbroj askënd që mund të ketë abuzuar, kam nisur reformë të thellë

TIRANË- Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku foli në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në lidhje me masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për anëtarët e stafit të UBT. Sallaku u shpreh se ka nisur një reformë të thellë në universitet dhe njoftoi se është i gatshëm të flasë edhe në Komisionin Parlamentar të Arsimit.
Sallaku: Unë jam i gatshëm të shkoj në çdo grupim, të sqaroj këto gjëra. Edhe nëse Komisioni Parlamentar i Arsimit më thërret, jam gati të shkoj dhe të flas. Unë nuk mbroj asnjë person që mund të ketë abuzuar. Kam shumë besim se Universiteti Bujqësor do të ringrihet. Ne kemi pasur shumë sfida, jemi ringritur në vitet 1990, kur askush nuk donte të studionte bujqësi, jemi ngritur më 1997, jemi ringritur sërish më vonë dhe tashmë jemi futur në një rrugë, që është e vetmja rrugë që universiteti duhet të funksionojë në Shqipëri. Ne kemi nisur reformën më të thellë në universitete.
GJKKO me kërkesë të SPAK ka lëshuar 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga. Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje" për Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj (zëvendësrektor), Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto (zëvendësrektore), Bejo Bizhga, Etleva Shore dhe Rezearta Dervishi. SPAK ka arritur që të zbulojë se nga 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, kapën vlerën e 90 milionë lekëve./ZËRI
Arrestimet te UBT, rektori: Pedagogët e mi i përkasin njerëzve të ndershëm

TIRANË- Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në lidhje me masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për anëtarët e stafit të universitetit. Sallaku u shpreh se nuk komenton vendimet e drejtësisë dhe sipas tij shumica e pedagogëve në UBT janë njerëz të ndershëm.
Fatbardh Sallaku: Jam këtu në grupin e mazhorancës qeverisëse, nuk është e rastësishme mund të zgjidhja edhe konferencë shtypi, por nuk dua të shkëputet asgjë nga konteksti, mesazhi duhet të jetë i qartë. E kam detyrim për stafin, studentët, prindërit dhe për cdo partner që operon në fushën e arsimit. Dje edhe unë e mora vesh ngjarjen nga mediat, mblodha stafin ku kemi sqaruar situatën dhe dua të konfirmoj që ne nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë. Besojmë që do të ketë një proces të ndershëm por ajo që besoj është që shumica e pedagogëve të mi janë njerëz të ndershëm dhe asnjë proces nuk e zhbën realitetin që besoj un dhe shumica e atyre që punojnë në UBT dhe studentëve. Çdonjëri nga pedagogët të vërtetojë me fakte se ka punuar ndershmërisht.
GJKKO me kërkesë të SPAK ka lëshuar 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga. Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje" për Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj (zëvendësrektor), Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto (zëvendësrektore), Bejo Bizhga, Etleva Shore dhe Rezearta Dervishi. SPAK ka arritur që të zbulojë se nga 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, kapën vlerën e 90 milionë lekëve./ZËRI
Operacioni i SPAK/ Rektori i UBT para grupit parlamentar të PS

TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë sot senacën dëgjimore me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranë, Fatbardh Sallakun në Kryesinë e Kuvendit. Rektori do të të flasë rreth operacionit të SPAK, ku u lëshuan 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të lartë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, por edhe anëtarëve të tjerë të stafit. Zyrtarët e lartë akuzohen për manipulimin e tenderave publikë.
Seanca u njoftua ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, i cili i konsideroi, urdhërarrestet masa pa gjyq për një procedurë të disa viteve më parë, në shumën totale më pak se 30 milionë lekë.
"Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030,"-njoftoi Rama.
GJKKO me kërkesë të SPAK ka lëshuar 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga. Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje" për Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj (zëvendësrektor), Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto (zëvendësrektore), Bejo Bizhga, Etleva Shore dhe Rezearta Dervishi.
SPAK ka zbuluar se Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike; të gjithë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ideuan projekte dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, pra tek AKSHI.
Hetimi në lidhje me dosjen kishte nisur përpara një viti dhe për të nxjerrë prova, janë përdorur edhe përgjimet telefonike nga celularët e personave të stafit pedagogjik. Më pas, nga administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, SPAK ka arritur që të zbulojë se nga 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, kapën vlerën e 90 milionë lekëve./ZËRI