SHBA- Gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Michigan, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të hapë së shpejti një konsullatë në Detroit, duke e cilësuar këtë si një vendim të duhur dhe të merituar për komunitetin shqiptar në SHBA.
View this post on Instagram
Edi Rama: Dua t’ju jap një lajm: kam dëgjuar një kërkesë nga ky komunitet dhe Ministria e Jashtme së shpejti do të hapë konsullatën shqiptare në Detroid. Besoj që është vendimi i duhur dhe i merituar. Shqipëria duhet të jetë pranë jush sa herë ju keni nevojë për të, dhe minimumi në rastin tuaj, Shqipëria ta ketë një derë ku ju të trokisni për të gjitha çështjet konsullore. Kur e nisëm rrugën e takimeve me diasporën, ishte nëntori 2016 në Tiranë dhe ishte një rrugë që asokohe e diskutuam dhe e ndamë së bashku me Hashim Thaçin. Gjërat atëherë ishin ndryshe dhe ai ishte i pari kuvend gjithëshqiptar ku ne shkuam me emocion dhe me pak mjete për ta kthyer atë ndjenjë pozitive në një punë të përbashkët. Diaspora e djeshme ishte një det i madh energjie, një det i hapur pa kufij dhe pa port për të ankoruar kontributet, mundësitë, dëshirat e njerëzve tanë jashtë Shqipërisë.