SHBA-Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale, duke shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe katër ish-krerët e UÇK-së. Rama theksoi se Shqipëria do të vijojë t’i qëndrojë në krah Kosovës dhe se të zgjedhurit e popullit do të shprehin qëndrimin e tyre për këtë çështje.
"Fjalët duken të kota njësoj si në mort, një mort për së gjalli. Një pafuqi kombëtare. Ka një fjalë që e përsërisin shpesh, respektoni vendimin e gjykatës, shteti i së drejtës. Nuk diskutojmë këtë, por jo vendimin e gjykatës , edhe vetë vdekjen e pranon ai që vdes. Por problemi është si ta refuzosh varrosjen për së gjalli të katër njerëzve në emër të popullit, ku vetë populli nuk e gjen veten në atë vendim. Shqipëria në këtë mes nuk mund të bëjë asgjë më shumë se sa t’i rrijë në krah Kosovë. Por sidoqoftë të zgjedhurit e popullit do të vendosin ta refuzojnë varrosjen për së gjalli të katër burrave”, tha Rama.
Më 16 shtator katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim./ZËRI