
BUDAPEST- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari për samitin e Komunitetit Politik Evropian. Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij hungarez, Viktor Orban, Rama tha se është një privilegj i madh për të punuar si ekip, për ta bërë takimin e ardhshëm të suksesshëm në Tiranë. Më tej, Rama shtoi se është optimist për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është në Evropë.
"Ka qenë ditë vërtet shumë e veçantë. Ky është një kryeqytet mjaft i bukur, kemi pasur edhe shansin për bashkëbisedime me kryeministrin. Ka qenë shumë speciale ta shohësh edhe të gjithë Evropën të mblidhet në këtë vend. Do të jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip, për ta bërë takimin e ardhshëm të suksesshëm në Tiranë. Më duhet t’ju them që deri shumë vite më parë, ky bashkëbisedim me BE ishte i pa imagjinueshëm. Putin zgjoi fort BE, por më duhet të them, se në këtë forum, së bashku me atë që po ndodh edhe me Komisionin Evropian, planin e rritjes, është diçka shumë inkurajuse. Ka një energji të veçantë dhe ka një gjë të veçantë. Ky është një vend ku ka shkëmbim më të lirë opinionesh, një ndjenjë shumë të prekshme lirie. Dua të them se ne besojmë dhe falenderuam bashkarisht Emmanuel Macron, sepse besojmë se ideja e tij për të nxitur organizmiin e një formati të tillë, është diçka që ishte destinuar të ishte e dobishme. Ishte e qartë që na duhet të punojmë së bashku, me këtë ekip për të propozuar strukturë tjetër homologe të mendimit strategjik, për të bërë edhe punën me të lidhur mes dy forumeve. Unë jam optimist për të ardhmen, për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është në Evropë", tha Rama. /ZËRI